Albin Kurti bie dakord: Periudhë kalimtare për dinarin serb
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori parasysh shq...

Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të mërkurën, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Izraelin me 17.6 miliardë dollarë, pasi demokratët thanë se duan një projektligj ku do të përfshihej edhe ndihma për Ukrainën, financimi ndërkombëtar humanitar dhe ndihma e re financiare për sigurinë kufitare.
Projektligji i mori 250 vota në favor dhe 180 kundër, duke dështuar të kalojë për shkak se u hodh në votim me procedurë të përshpejtuar, gjë që kërkonte dy të tretat e shumicës për të kaluar.
Ndihma për Izraelin – njërin prej vendeve të huaja që gëzon mbështetjen më të madhe amerikane – tradicionalisht ka marrë përkrahje të fuqishme dypartiake në Kongres. Por, shumë kundërshtarë e cilësuan legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve si dredhi politike nga republikanët për ta shpërqendruar vëmendjen nga kundërshtimi i tyre ndaj një projektligji prej 118 miliardë dollarëve, i cili përfshin një ndryshim të politikës amerikane për emigracionin dhe mbështetjen e re financiare për sigurinë kufitare, miliarda dollarë ndihmë emergjente për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët në rajonin Indo-Paqësor.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, kishte thënë se projektligji i Senatit mbërriti “i vdekur” në Dhomë, edhe para se të prezantohej. Liderët republikanë të Senatit nuk kishin pritur që projektligji të merrte vota të mjaftueshme.
“Me këtë nuk arrihet asgjë dhe vetëm vonohemi për t’u dërguar ndihma aleatëve tanë. Aleatët tanë po përballen me kërcënime ekzistenciale dhe miqtë dhe armiqtë tanë nëpër botë po shikojnë, duke pritur ta shohin se si do të përgjigjet Amerika”, tha Rosa DeLauro, demokratja e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Ndarje Buxhetore, duke bërë thirrje që projektligji vetëm për Izraelin të mos votohej.
Presidenti amerikan, demokrati Joe Biden, i cili e mbështet projektligjin e Senatit, ishte zotuar se do të përdorte veto ndaj projektligjit të republikanëve për ndihmë vetëm për Izraelin në Dhomën e Përfaqësuesve.
Anëtarët e Kongresit janë duke hasur në vështirësi tash e disa muaj për ta gjetur një mënyrë se si të dërgojnë ndihma të sigurisë jashtë vendit, posaçërisht në Ukrainë, e cila është duke i luftuar pushtuesit rusë. Biden-i i ka dërguar dy herë kërkesa Kongresit për projektligje të shpenzimeve emergjente, së fundmi në tetor.
Dhoma e Përfaqësuesve, ku republikanët e kanë shumicën, e kaloi një projektligj për ndihma vetëm për Izraelin në nëntor, por ai projektligj nuk u dërgua kurrë në Senatin e udhëhequr nga demokratët, sepse negociatorët punuan në kërkesën e Biden-it për një pako më të gjerë për siguri emergjente dhe kërkesat republikane që secila ndihmë e sigurisë të kombinohet me ndryshime në politiken e emigracionit dhe sigurisë në kufi me Meksikën./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori parasysh shq...
Në fakt qe një operacion rutinë i prostatit, gjë që ndodh ...
"Është një situatë shah-mat," thotë Goran Cacic kur pyetet...
Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pa...
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bera...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kong...
Parlamenti i Serbisë u mblodh të martën për seancën e tij ...
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...
Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trum...
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale...
Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë kë...
Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali...
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u ...
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, ka njoft...
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletë-arresti për shkr...
Autoritetet në Stamboll kanë parandaluar një sulm terr...
Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...