Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u trondit nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 50.000 veta ndërruan jetë nga tërmeti, më shumë se 125.000 u plagosën. Qyteti Hatay në kufirin me Sirinë u prek më shumë nga tërmeti. Aty ku janë hequr rrënojat dhe mbeturinat nuk ka mbetur asgjë më. Shumë lagje të Hatay janë kthyer në lagje fantazmë.
Pas tërmetit shumë banorë u larguan, ata që kanë qëndruar jetojnë në masë të madhe në kontejnerë, që ishin menduar të ishin strehimore provizore. Rreth 200 prej tyre u ngritën me shpejtësi në zonën përreth Hatay-t. Më shumë se 187.000 veta kanë gjetur aty strehë. Sot pakënaqësia është e madhe. Banorët ankohen se ka shumë pak vend në kontejnerë. Në shumë prej tyre banojnë familje të tëra. Serap Selcuk ndan një kontejner me dy fëmijët dhe pesë persona të tjerë. Ajo thotë, se kanë kërkuar një kontenier të dytë, por nuk kanë marrë ende përgjigje. "Kushtet e jetesës janë të vështira", thotë mësuesja për DW. "Fëmijët dhe unë kemi vështirësi të mëdhe të gjejmë veten këtu". Edhe Meryem Kataras banon në strehimore provizore. "Jeta këtu është e vështirë, po ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën", thotë Mereym, nënë me tre fëmijë. Shpesh mungon uji dhe rryma elektrike.

Në ditët e para pas tërmetit njerëzve u dhanë falas ushqime dhe artikuj të tjerë, por ndihmat humanitare tani janë ndërprerë. Serap Selcuk raporton se ka marrë vetëm dy paketa ndihme nga Autoriteti Turk i Katastrofave, AFAD. Ky autoritet u vendos në shënjestër të kritikave në ditët pas tërmetit, sepse nuk reagoi në kohën e duhur.
Në Hatay problem nuk është vetëm mungesa e ujit dhe rrymës elektrike, por edhe rrugët e dëmtuara. Disa prej tyre janë të pakalueshme, dhe kur ka shira, problemi vështirësohet, sepse ujërat nuk rrjedhin. Serap Selcuk ankohet edhe për kriminalitetin në rritje. Në fillim policia dhe rojet kujdeseshin për fshatin e kontejnerëve "Sot ka vetëm disa kamera", thotë Serap. "Para pak ditësh dikush kërcënoi një banor me armë." Askush nuk ndërhyri.
Vetëm 25 apartamente gati
Se sa ngadalë ecën rindërtimi kuptohet tek ndërtimi i apartamenteve të reja në Hatay. Plani ishte të ndërtoheshin 45.000 apartamente të reja. Por vetëm 2600 prej tyre janë para përfundimit. Gati për të hyrë janë vetëm 25 apartamente, sipas të dhënave zyrtare. Meryem Kataras thotë, se numri i ndërtimeve të reja nuk mjafton. Ndërtimet janë zhvendosur në një pjesë të largët të qytetit, ato janë ende pa përfunduar dhe rrugët nuk janë gati. "Më duket e pamundur t'u ndihmohet të gjithë të prekurve këtu", thotë Karatas, që para tërmetit kishte shtëpinë e saj.


Shumë banorë duan të qëndrojnë në Hatay, si Mustafa Bayir. "Unë nuk ika nga qyteti im pas tërmetit. Por shteti ia ka lënë Hatay-n fatit", thotë ai. Mustafai jeton me familjen tetanëtarëshe në një kontejner të vogël. "Kishim një apartament 179 metra katrorë. Tani duhet të jetojmë në 21 metra katrorë" rrëfen 70-vjeçari Abudlsamet Pulat. Megjithatë, ai i është mirënjohës shtetit. "Nuk vdiqëm urie, apo nga etja, kishim të paktën një strehë mbi kokë."
Edhe në zonën industriale të Hatay-t u shkatërruan 95% e ndërtimeve. Ethem Icer, bukëpjekës, ka rihapur dyqanin në një ndërtesë gati të shkatërruar. Numri i klientëve kanë rënë shumë që pas tërmetit, thotë ai. Në vend të 4000 bukëve që shiste dikur, sot ai shet vetëm 1000. Nga shtatë punëtorë i ka mbetur vetëm një. Ethemi është i zemëruar me shtetin se dyqanxhinj të vegjël si ai nuk marrin ndihma.

"Shteti na ka harruar", thotë mekaniku Levent Icency për DW. "Shumë vetë duan të punojnë sërish, por nuk mbështeten sa duhet nga shteti. Më parë kishim këtu mjeshtra shumë të mirë. Por ata janë larguar tani dhe nuk kthehen më. Kjo është humbje e madhe." Edhe taksisti Ekrem Özturk është i fundit nga 15 shoferët e sipërmarrjes së tij. "Shumë thonë se këtu gjërat janë normalizuar", thotë Ekremi. "Por kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë dëshiroj që të kisha vdekur nga tërmeti. Nuk do më duhej të shihja të gjithë gjendje kështu sot."/ DW
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, ka njoft...
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletë-arresti për shkr...
Autoritetet në Stamboll kanë parandaluar një sulm terr...
Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volody...
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje stafit to...
Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj. Popullsia po pla...
Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raket...
Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihma...
Catania është ende në tronditje pas dhunës seksuale nd...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikonfirmoi të di...
Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë...
Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të d...
Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen ...
Komuniteti i Grindavik ka përjetuar gjatë javëve dhe muajv...
SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme të përbashk...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, akuzo...
Një helikopter policie është rrëzuar në Gaziantep të Turqi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...