Sindikata gjermane i bën thirrje stafit të kompanisë Lufthansa që të hyjë sërish në grevë
Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje stafit to...

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës të shmangë veprimet e njëanshme, të cilat mund të rrisin tensionet. Reagimi erdhi pasi autoritetet kosovare ditët e fundit ndërmorën një sërë operacionesh duke mbyllur disa zyra paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë, në funksion të komunave paralele. Vetëm gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se kanë mbyllur komunat e paligjshme që kanë shërbyer për komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës.
BE: Mbyllja e papritur e zyrave do të ketë efekte negative
Për këto veprime reagoi Bashkimi Evropian, duke thënë se "mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë”. Sipas BE-së, "kjo do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë çast”. "Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t'i adresojë këto çështje përmes dialogut në Bruksel”.

Pas mbylljes së zyrave paralele, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, reagoi në mbështetje të deklaratës së Bashkimit Evropian, duke theksuar se "masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”. Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një deklarate për media akuzoi qeverinë e Kosovës që, siç tha ai, me "veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend”, veprime këto që sipas tij, "po e kufizojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.
"Shtetetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”, tha Hovenier, duke shprehur shqetësimin e tij, për "veprimet e policisë së Kosovës për sekuestrimin e dinarëve serbë dhe automjetit që transportonte shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia”. Banka Qendore e Kosovës më 1 Shkurt, filloi së zbatuari një rregullore të saj, e cila e përcakton qartë se valuta e vetme për pagesa të gatshme në Kosovë është Euro.

Autoritetet ndërkombëtare kërkuan që BQK të shtyjë vendimin, por, kjo e fundit la të hapur vetëm mundësinë e një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb. BQK, thotë se "duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje”, por kjo është hedhur poshtë nga autoritetet e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me këtë vendim tha se "vendimi i autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve”, ndërsa paralajmëroi se Serbia do të kërkojë "mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje stafit to...
Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj. Popullsia po pla...
Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raket...
Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihma...
Catania është ende në tronditje pas dhunës seksuale nd...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikonfirmoi të di...
Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë...
Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të d...
Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen ...
Komuniteti i Grindavik ka përjetuar gjatë javëve dhe muajv...
SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme të përbashk...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, akuzo...
Një helikopter policie është rrëzuar në Gaziantep të Turqi...
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan pr...
Ushtria izraelite bëri të ditur të shtunën se prej shpërth...
Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej g...
Në Kazakistan, një zonë ku dikur realizoheshin provat bërt...
Ishulli grek i Samosit, është skenë e një realiteti të zym...
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin rreth njoftimeve...
Shtetet e Bashkuara filluan të premten sulme ajrore në Ira...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...