Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagimet gjatë fundjavës ndaj disa zhvillimeve në Kosovë kanë pasur për qëllim që t’i shmangin tensionet pas disa veprimeve të autoriteteve të Kosovës që BE-ja i ka quajtur “të njëanshme dhe shqetësuese".
Këtë e ka thënë të hënën në një konferencë me gazetarë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.
“Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimin e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues për shkak se ata nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës“, ka thënë Stano.
Me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të përdorë vetëm euron për pagesa, nga 1 shkurti është hequr përdorimi i dinarit serb. Ky vendim i Kosovës u kundërshtua nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës.
Po ashtu, më 2 shkurt, në një aksion policor, autoritetet kosovare mbyllën tri komuna në Pejë, Istog dhe Klinë, të cilat funksiononin paralelisht në sistemin serb.
Stano ka theksuar se, “ato veprime, zakonisht, nuk janë të koordinuara, janë të njëanshme dhe pa nivelin e duhur të konsultimeve paraprake për të shmangur ndikimin negativ që mund të kenë ndaj njerëzve në terren. Prandaj, Bashkimi Evropian reagoi ndaj të dyja këtyre zhvillimeve“.
Sipas zëdhënësit të BE-së, këto deklarata ishin përforcuar edhe nga partnerët tjerë ndërkombëtarë si dhe nga ana e Komisionit Evropian.
“Natyrisht, se është shqetësuese kur shohim se një varg i hapave të njëanshëm mund të çojë deri te diçka që ne nuk do të donim të shihnim - përkeqësimi i situatës në terren. Sepse, një gjë është e qartë, ato veprime nuk japin kontribut për të qetësuar situatën dhe për të ndihmuar që njerëzit të ndihen se jeta e tyre po bëhet më e mirë. Krejt e kundërta. Prandaj është e rëndësishme të kthehen në dialog“, ka thënë ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve se a planifikohen takime të shpejta në kuadër të dialogut, zëdhënësi i BE-së ka thënë se po punohet në atë drejtim, porse nuk ka ndonjë datë të paraparë.
“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, po punon me partnerët nga të dyja palët në rajon dhe në BE, si dhe me bashkësinë më të gjerë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësohet që të dyja palët të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive, të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojnë çështjet e rëndësishme pa hapa të njëanshëm“, është shprehur Stano.
“Nuk jam në gjendje të shpall ndonjë datë të ndonjë takimi të radhës. Përfaqësuesi i posaçëm po punon me një ritëm të përditshëm dhe shpresojmë se në një moment do të do të jemi në gjendje të caktojmë një takim të nivelit të lartë të presidentit nga Serbia dhe kryeministrit nga Kosova, ku do të bënim përpjekje për t’u ndihmuar t’i zgjidhin çështjet“, ka thënë ai, por ka përsëritur se “tash për tash nuk ka ndonjë afat kohor të caktuar”.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen në procesin e konsultimeve dhe të shmangin hapat tjerë të njëanshëm sepse ata hapa kanë vërtet një efekt kundërproduktiv”, ka tëhënë Stano.
Bashkimi Evropian gjatë fundjavës kishte dhënë një deklaratë duke i kërkuar Kosovës që, çështjen e statusit të komunave që vazhdon t’i administrojë Serbia, t’a zgjidhë përmes dialogut./ REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volody...
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje stafit to...
Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj. Popullsia po pla...
Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raket...
Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihma...
Catania është ende në tronditje pas dhunës seksuale nd...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikonfirmoi të di...
Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë...
Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të d...
Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen ...
Komuniteti i Grindavik ka përjetuar gjatë javëve dhe muajv...
SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme të përbashk...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, akuzo...
Një helikopter policie është rrëzuar në Gaziantep të Turqi...
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan pr...
Ushtria izraelite bëri të ditur të shtunën se prej shpërth...
Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej g...
Në Kazakistan, një zonë ku dikur realizoheshin provat bërt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...