OKB: Mbi 3 milionë persona të pastrehë në Turqi një vit pas tërmeteve shkatërruese
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...

Parlamenti i Serbisë u mblodh të martën për seancën e tij të parë pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit të kaluar dhe akuzave të opozitës për mashtrime zgjedhore.
Gjatë seancës, ligjvënësit e opozitës refuzuan të bënin betimin, duke protestuar duke i rënë bilbilave, duke valëvitur pankarta dhe duke shkëmbyer fyerje me ata të koalicionit qeverisës.
Ligjvënësit nga aleanca opozitare Serbia kundër dhunës përsëritën thirrjen e tyre për anulimin e rezultateve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
"Ne jemi të gatshëm. Dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, që së bashku me qytetarët serbë të arrijmë drejtësi. Do të bëjmë gjithçka që këto rezultate të zgjedhjeve të anulohen. Do të bëjmë gjithçka që situata në Serbi të normalizohet dhe që hajdutët të përfundojnë në burg” tha një nga drejtuesit e opozitës, Miroslav Aleksiç.
"Vjedhja më brutale e zgjedhjeve ka ndodhur në Serbi dhe për këtë arsye opozita proteston dhe po ndodh kjo. Ne kërkojmë që këto zgjedhje të anulohen dhe të mbahen përsëri në kushte të drejta dhe të ndershme”, tha ligjvënësi i opozitës Radomir Lazoviç.
Më 17 dhjetor, Partia Progresive Serbe në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç siguroi afër 47 për qind të votave, ndërsa aleanca opozitare Serbia kundër dhunës mori rreth 26 për qind të votave.
Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë e presidentit Vuçiç për organizimin e një mashtrimi në votimet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, veçanërisht në Beograd, kryeqytetin serb.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka shpallur Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit fituese të zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë ankesat e opozitës. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende për ankesat.
Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se partia në pushtet kishte fituar një avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediatike, ndikimit të pahijshëm nga Vuçiç dhe parregullsive në votim, siç është blerja e votave.
Që nga zgjedhjet, aleanca opozitare Serbia, së bashku me partitë e tjera opozitare dhe grupet e shoqërisë civile, kanë organizuar protesta duke kërkuar një përsëritje të votimit.
Opozita dhe mbikëqyrësit e të drejtave të Serbisë akuzojnë presidentin serb dhe partinë e tij Progresive Serbe në pushtet për mbytje të lirive të medias, dhunë kundër kundërshtarëve, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Vuçiq dhe aleatët e tij i mohojnë këto akuza.
Megjithëse presidenti Vuçiç thotë se dëshiron ta udhëheqë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kritikët e akuzojnë udhëheqësin populist për imponimin e një autokracie duke marrë kontrollin mbi mediat kryesore dhe mbi të gjitha institucionet shtetërore./ VOA
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...
Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trum...
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale...
Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë kë...
Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali...
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u ...
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, ka njoft...
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletë-arresti për shkr...
Autoritetet në Stamboll kanë parandaluar një sulm terr...
Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volody...
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje stafit to...
Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj. Popullsia po pla...
Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raket...
Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihma...
Catania është ende në tronditje pas dhunës seksuale nd...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikonfirmoi të di...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...