Rriten çmimet e karburanteve në Kosovë
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...

Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali kryesor i rrethuar në qytetin Han Junis në jug të Gazës, ku ata ishin strehuar, tha Kryqi i Kuq më 6 shkurt.
“Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofës”, tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatave Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Ai tha për gazetarët në Gjenevë se Kryqit të Kuq i është thënë se spitali Al-Amal, që udhëhiqet nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, gjerësisht është zbrazur pas rrethimit të gjatë nga forcat izraelite.
“Tetë mijë persona të zhvendosur brenda vendit, që ishin strehuar te spitali ynë i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Han Junis... u larguan dje nga spitali”, shpjegoi ai.
Ai tha se spitali Al-Amal ka qenë nën rrethim për më shumë se dy javë dhe përreth tij ka pasur luftime dhe granatime të ashpra. Spitali është goditur disa herë nga sulmet, përfshirë të premten e javës së kaluar, kur u vra një anëtar i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Afër 100 të moshuar, plagosur dhe pacientë të palëvizshëm janë ende brenda spitalit, ku gjenden edhe afër 100 pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë, tha Kryqi i Kuq.
Edhe para evakuimit, spitali Al-Amal ishte përballur me sfida të mëdha, përfshirë mungesën e madhe të ilaçeve, ushqimit dhe ujit, tha Della Longa.
Izraeli po vazhdon ofensivën e tij në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Lufta u nxit më 7 tetor pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi tha se situata në spitalin Nasser, që gjendet afër atij Al-Amal, është po ashtu alarmuese.
Spitalet – që sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare janë të mbrojtura – janë goditur vazhdimisht gjatë luftës në Gazë. Ushtria izraelite e ka akuzuar Hamasin se përdor ndërtesat shëndetësore si qendra komanduese, akuza që janë mohuar nga grupi radikal palestinez.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi ka raportuar për mbi 27.000 të vrarë në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, që kur ka nisur lufta në fillim të tetorit të vitit 2023./ REL
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u ...
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, ka njoft...
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletë-arresti për shkr...
Autoritetet në Stamboll kanë parandaluar një sulm terr...
Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volody...
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Sindikata e punëtorëve, Verdi, i ka bërë thirrje stafit to...
Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj. Popullsia po pla...
Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raket...
Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihma...
Catania është ende në tronditje pas dhunës seksuale nd...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikonfirmoi të di...
Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë...
Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të d...
Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen ...
Komuniteti i Grindavik ka përjetuar gjatë javëve dhe muajv...
SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme të përbashk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...