Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila u miratua me shumicë dërrmuese votash në Strasburg, përmban kërkesën për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve në Serbi,sipas modelit që u aplikua në Maqedoninë e Veriut. Nëse autoritetet serbe nuk i zbatojnë rekomandimet për përmirësimin e procesit zgjedhor ose nëse vërtetohet se kanë marrë pjesë në vjedhje zgjedhore, Serbia do të përballet me mundësinë e pezullimit të financimit të BE-së.
Autoritetet në Serbi po tërheqin vëmendjen për faktin se sulmet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë janë të papranueshme. Por kjo nuk e pengoi kryeministren, Ana Brnabiq, që këto ditë të vazhdojë me të njëjtin ton dhe me akuza ndaj opozitës serbe, por edhe disa institucioneve ndërkombëtare.
Brnabiq e krahasoi rezolutën e PE me "Radio Mileva” (që në Serbi përdoret si një sinonim për ndonjë media tërësisht të parëndësishme) dhe deklaroi se ajo përmban gjithçka që opozita ka thënë për zgjedhjet.
Një hap tjetër për demokratizimin e Serbisë
Besimi në procesin demokratik në Serbi është lëkundur, por autoritetet serbe nuk shfaqin as dëshirën më të vogël për të pranuar faktet e paraqitura nga opozita serbe apo faktorët ndërkombëtarë.
Sado që fuqia politike e PE-së duket relativisht e dobët, toni i ashpër i rezolutës së shpallur ndoshta do të ketë ndikim në lëvizje dhe vendime të shumta politike, mendojnë analistët.
"Mendoj se disa parregullsi në zgjedhje jo vetëm që janë regjistruar, por edhe janë vërtetuar”, thotë gazetari Nedim Sejdinoviq për DW. "Do të thosha se kjo rezolutë do të jetë një hap më tej në krahasim me të gjitha përpjekjet e tjera të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për të kontribuar në procesin e demokratizimit të Serbisë. Mund të jetë edhe hyrje në një qëndrim tjetër të gjithë Perëndimit ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit”, mendon ai.
Fokusimi tek vjedhja e zgjedhjeve
Parlamenti Evropian i dallon mirë problemet në Serbi dhe rolin e regjimit autoritar në manipulimin e zgjedhjeve, vëren për DW analisti politik Dragomir Angjelkoviq. Rezoluta e miratuar nuk merret me çështje gjeopolitike, por vetëm me manipulime zgjedhore. Një hetim i pavarur ndërkombëtar është propozim i Parlamentit Evropian dhe do t'i dërgohet Komisionit Evropian, i cili duhet të vendosë për dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi.
"Jam i sigurt se ky komision do të formohet, pavarësisht nga qëndrimi i autoriteteve në Serbi”, thekson Nedim Sejdinoviq. "Autoritetet janë përballë një zgjedhje - ose do të pranojnë një lloj angazhimi ndërkombëtar, ose do të mbyllin praktikisht dhe simbolikisht derën e BE-së. Kjo nuk i shkon për shtat regjimit të Vuçiqit, sepse ai po ecën mirë me situatën ‘jemi në rrugën evropiane, por nuk shkojmë atje'”, sipas bashkëbiseduesit të DW.
Një mekanizëm i pakëndshëm për Vuçiçin
Dragomir Angjelkoviq thekson se rezolutat e PE-së nuk janë detyruese, por ato mund të jenë serioze nëse janë në përputhje me politikat e shteteve individuale evropiane. "Meqenëse Gjermania është shumë kritike ndaj vjedhjes së zgjedhjeve të Vuçiqit, do të nisë një mekanizëm që do të jetë shumë i pakëndshëm për të. Regjimi nuk do të mund të vazhdojë si më parë dhe, pavarësisht nëse do të ketë apo jo hetim, shumë më tepër vëmendja do të përqendrohet në proceset politike në Serbi”, thekson Angjelkoviq.
Është e dukshme që autoritetet aktualisht po injorojnë presionet e brendshme dhe të jashtme, dhe Nedim Sejdinoviq beson se injorimi i bashkësisë ndërkombëtare është diçka që është më shumë për përdorim të brendshëm: "Ne gjithashtu kemi një histori të vazhdueshme që Vuçiq ka një alternativë dhe se ai mund t'i drejtohet Kinës dhe Rusisë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë, sepse ne shohim që pas zgjedhjeve, Vuçiq po bën lëvizje në favor të Perëndimit, siç janë targat e Kosovës dhe po e nxeh historinë me Rio Tinto”. "Më duket se ai e ka tepruar duke llogaritur në faktin se do të shmangte një hetim ndërkombëtar”, thekson Sejdinoviq.
Amerika – mbështetja e Vuçiçit
Vuçiq niset nga fakti se ai ka mbrojtjen e amerikanëve, vëren Dragomir Angjelkoviq, dhe shton se "Amerika është e interesuar në radhë të parë për çështjet gjeopolitike në Serbi. Ndërsa Evropa është ende e interesuar që Serbia të mos jetë Kolumbia Evropiane”.
"Evropa nuk do këtu një shtet të bashkuar me kartelet e drogës dhe ku proceset politike të zhvillohen në zonën e zezë. Vuçiq mendon se disa vende evropiane, si Gjermania, e cila po ashtu është e interesuar për demokratizimin e Serbisë, nuk e kanë rolin që ka Amerika. "Do të thosha se do ta kuptojnë se shtrirja e BE-së nuk është aq e vogël, por derisa të ndodhë kjo, koha po kalon dhe Vuçiq është ende në pushtet”, thekson Angjelkoviq./DW
Dries van Agt, ish-kryeministri Kristian-demokrat i Holand...
Hetimet e policisë po vazhdojnë për të gjetur vrasësit...
Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dhënë një inetrv...
Prokurori Robert Hur ka vendosur që Presidenti Joe Bid...
Një numër më i vogël njerëzish donin të bëheshin shtetas f...
Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 1...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë një intervist...
Një grevë e transportit ajror është thirrur për 9 shku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeminist...
Planeti përjetoi janarin më të nxehtë në histori, sipas të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në ...
Profesionet me rritje më të lartë në Evropë lidhen kry...
Përpara presidentit amerikan Joe Biden, kancelari Scholz m...
Një vullkan në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer të en...
Edhe pse koalicioni i tri partive në pushtet në Gjermani n...
Një shpërthim i madh e ndriçoi qiellin mbrëmjen e 7 shkurt...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev është rikonfi...
Një biznesmen në Greqi është qëlluar me kallashnikov në zo...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...