
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, është në Serbinë qendrore, tha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për televizionin "RTS". Ishte një konfirmim i pazakontë i Vuçiqit që Radojçiq udhëhoqi një grup të armatosur, i cili të dielën bllokoi rrugën afër Banjskës, vrau një polic të Kosovës dhe mori pjesë në shkëmbimin e zjarrit rreth manastirit gjatë gjithë ditës.
Vuçiq nuk e tha, por as nuk e mohoi nëse Radojçiq do të gjykohet. Ai vetëm shtoi se Radojçiqi do t'u "përgjigjet pyetjeve”. Me sa duket, të paktën disa anëtarë të tjerë të grupit të armatosur janë në dispozicion të autoriteteve serbe.
Vuçiq la të kuptohej se kishte "dëshmitarë” që gjoja kishin parë se dy serbë nga grupi u vranë gjakftohtësisht dhe konfirmoi se disa persona ishin pranuar në spitalin e Novi Pazarit. Por çfarë do të ndodhë me këta persona tani? A do të ndiqen penalisht Radojçiqi dhe të tjerët në Serbi? Këtu Vuçiqi nuk u përgjigj.
"Milan Radojçiq nuk u fsheh kurrë. Ai do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. Ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë. Por ka gjëra dhe pyetje për të cilat ai duhet të përgjigjet”, tha presidenti.
Situata është pikante edhe ligjërisht. Nga këndvështrimi i Beogradit, përleshja e përgjakshme në Banjskë ka ndodhur në territorin e Serbisë - por në atë pjesë ku nuk ka kontroll efektiv. Ishte qeveria e Vuçiqit ajo që ra dakord me marrëveshjet e Brukselit që gjyqtarët, prokurorët dhe policët serbë të kenë akses në institucionet e Kosovës.
Këto institucione nuk bashkëpunojnë fare me institucionet e Serbisë – sepse Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Edhe sikur të donin politikisht, Beogradi dhe Prishtina nuk kanë asnjë kornizë ligjore për të ekstraduar të akuzuarit e njëri-tjetrit apo për të shkëmbyer prova, shpjegon avokati Ivan Niniq.
Mirëpo, pavarësisht nga këto probleme, Niniq pohon se informacionet e disponueshme publike janë të mjaftueshme që prokuroria serbe të hapë një rast për Banjskën. "Serbia nuk mund ta karakterizonte këtë si akt terrorizmi, sepse nuk e njeh Kosovën, por fillimisht mund të gjente një kualifikim më të butë – për shembull, posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, të formojë një rast dhe të fillojë të mbledhë informacione, ndoshta edhe të ndalojë dikë në arrest”.
Por çështja nuk është e shkëputur nga politika. Prandaj Niniqi në intervistën e tij për DW supozon se ajo që Radojçiq dhe të tjerët u thonë hetuesve serbë do të dakordohet paraprakisht me regjimin në Beograd dhe me shërbimin sekret BIA.
"Një strategji e mundshme daljeje për Vuçiqin – por edhe për Radoiçiqin dhe personat e tjerë që padyshim janë duke iu nënshtruar trajtimit spitalor – do të ishte një marrëveshje me prokurorinë për të pranuar njëfarë faji. Kështu do të shkonin në burg dhe praktikisht do të shpëtoheshin”, thotë Niniq.
"Kjo është parë shumë herë kur bëhet fjalë për persona nga bota e krimit – ata dënohen për armëmbajtje pa leje, ose falsifikim dokumentesh, për të parandaluar ekstradimin në një vend tjetër apo ndjekjen penale për krime më të rënda”, shton avokati.
Vuçiç në vilajetin e errët
Politikisht situata është edhe më interesante. Në mesin e serbëve të Kosovës, tre personat e vrarë në përleshje me policinë konsiderohen si "heronj” ose të paktën "dëshmorë”. Vuçiqi nuk i përdori këto terma, por tha se i kupton njerëzit që morën pushkët dhe etiketoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe "terrorin” e tij ndaj serbëve si fajtorin e vetëm". Çështja u shtjellua më tej nga tabloidët e afërta me autoritetet serbe.
"Sigurisht, Vuçiq është në një situatë ku – siç thotë ai vetë – çfarëdo që të bëjë nuk do të funksionojë”, thotë Filip Shvarm. Sepse, siç shton gazetari, lista Srpska dhe Radoiçiq si faktor i rëndësishëm janë pikërisht produkt i politikës së Vuçiqit. Vuçiq tani as nuk mund t'i lëshojë dorë plotësisht dhe as t'i përqafojë plotësisht.
"Banjska e vendosi atë tani në një pozitë kur duhet të justifikojë veten dhe t'ia hedhë fajin dikujt tjetër. Tani për tani, ai zgjodhi të fajësojë Kurtin, por do të thosha se kjo nuk mjafton për Perëndimin”, thotë Shvarm.
Ai mendon se edhe shpallja e papritur e zgjedhjeve në 17 dhjetor, e cila u paralajmërua edhe në një intervistë në RTS, është një veprim i detyruar, me të cilin Vuçiq edhe një herë do të fitonte kohë. Shkurtimisht, Vuçiq shpreson që Radojçiq nuk do të jetë tema kryesore në fushatën zgjedhore”, shton redaktori i gazetës Vreme.
Avokati Niniq nuk është i bindur se kjo taktikë do të funksionojë në Perëndim. Ai thotë se Serbia do të jetë nën presion të madh për të gjykuar seriozisht Radoiçiqin dhe të tjerët. "Kjo tani është një barrë mbi supet e gjithë kombit, sepse ne mund të bëhemi një shtëpi e sigurt për Radoiçiqin. Ndërsa nëse sakrifikon Radojçiqin, Vuçiq do të priste degën në të cilën është ulur”, përfundon Niniq.
Serbët e arrestuar në Kosovë akuzohen për terrorizëm dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Po ata që dezertuan në Serbi? Deri më tani, asnjë prokurori serbe nuk ka njoftuar asgjë për këtë rast dhe nuk ka njoftime se kanë nisur hetimet./DW
Gjatë orëve të fundit policia holandeze ka arres...
Investitorët e huaj të pasur nuk do të kenë më të drej...
Sot, Policia e Kosovës është duke zhvilluar kontrolle ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet q...
Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veri...
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultua...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas zba...
Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeça...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas de...
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen...
Kandidatët republikanë për president u përballën mbrëmë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...