Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u miratua të mërkurën, (27.09.2023) nga qeveria gjermane, përjashtohen që në fillim fëmijët që marrin përfitime sipas ligjit për përfitimet e azilkërkuesve, kritikojnë 23 organizata të shoqërisë civile. Përmes një deklarate që e ka redaksia e DW, ato i janë drejtur me një thirrje koalicionit qeveritar që të përmbushë kërkesat e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe të përfshijë të gjithë fëmijët që jetojnë në Gjermani në sigurimin bazë të fëmijëve.
"Konventa për të Drejtat e Fëmijëve e ndalon diskriminimin e fëmijëve në bazë të origjinës dhe statusit të vendbanimit. Të gjithë fëmijët kanë të njëjtat të drejta - për shembull të rriten të shëndetshëm, të marrin pjesë në shoqëri dhe të mbajnë një nivel minimal të jetesës njerëzore. Prandaj, mirëqenia bazë e fëmijëve duhet të jetë një përfitim për të gjithë fëmijët në Gjermani. Fëmijët refugjatë qysh në start janë në disavantazh me bashkëmoshatarët e tyre. I bëjmë thirrje qeverisë dhe parlamentit që të sigurojnë që në asnjë mënyrë të mos diskriminohen”, thanë organizatat.
Eric Großhaus, drejtues i departamentit të Avokimit për Varfërinë e Fëmijëve dhe Pabarazinë Sociale në organizatën Save the Children Gjermani, shton: "Ajo që duhet të sjellë përmirësime për të gjithë fëmijët e prekur nga varfëria do të nënkuptojë në fakt një përkeqësim për disa. Megjithatë, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ligji Bazë vlejnë për të gjithë fëmijët në Gjermani dhe duhet të jenë bazë për të gjitha veprimet politike. Mirëqënia dhe pjesëmarrja sociale e fëmijëve nuk duhet të bëhen peng në politikën e migracionit.”
Qëllimi i ligjit për sigurimin bazë të fëmijëve është që të gjithë fëmijët të kenë një start të barabartë në jetë, pavarësisht nga gjendja ekonomike e prindërve. Për rrjedhojë është parashikuar që përveç ndihmës bazë për fëmijët që aktualisht është 250 euro në muaj, të ketë edhe ndihma të tjera shtesë, në varësi të të ardhurave të prindërve, edhe nëse këta jetojnë nga ndihma sociale. Por sistemi i komplikuar i ligjeve gjermane këtu lejon sërish një përjashtim: Azilkërkuesit. Pikërisht kjo bie ndesh me Konventën e OKB-së për të drejtat e Fëmijëve, thonë organizatat e shoqërisë civile.

Deri në vitin 2010 Gjermania e ushtronte konventën për fëmijët vetëm për shtetasit me shtetësi gjermane. Ky diskriminim u hoq në vitin 2010, pasi ai binte ndesh me nenin 2 të Konventës, sipas të cilit përjashtohet çdo diskriminim i bazuar në origjinën dhe statusin e lejes së qëndrimit në Gjermani. Po ashtu neni 3 i Konventës kërkon që të gjitha masat politike t'i japin përparësi mirëqenies së fëmijëve.
Përveç anës ligjore, shoqatat argumentojnë edhe me faktin që përfitimet që marrin azilkërkuesit janë më të ulëta (në vitin 2023 midis 278 euro dhe 374 euro në muaj për fëmijët dhe të rinjtë, të shkallëzuara sipas moshës) sesa tarifat standarde tashmë shumë të ulëta në sistemet e tjera bazë të sigurisë (318 deri në 420 euro) . Nga këndvështrimi i organizatave nënshkruese, kjo bie ndesh me parimin e trajtimit të barabartë, i cili duhet të zbatohet gjithashtu dhe veçanërisht për një nivel të mirë jetese.
Në një vendim historik në vitin 2012, Gjykata Kushtetuese Federale (BVerfG) e bëri të qartë se dinjiteti njerëzor nuk duhet të relativizohet për hir të politikave të migracionit. Sipas BVerfG-së, garantimi i një niveli minimal jetese është një e drejtë e njeriut që garantohet me nenin 1 paragrafi 1 të Ligjit Themelor të Gjermanisë. Veç kësaj, organizatat kritikojnë se aplikimi i sigurimit bazë të fëmijëve, heq mundësinë e shtesës së menjëhershme për fëmijë prej 20 euro, të cilën e merrnin më parë fëmijët e azilkërkuesve.
Ministrja Federale për Çështjet Familjare, Lisa Paus (Të Gjelbërit) e sheh mbështetjen bazë të planifikuar të fëmijëve si një mundësi për të nxjerrë më shumë fëmijë nga varfëria, dhe e vlerëson atë si reformë qendrore të politikës sociale" të koalicionit qeveritar. Kështu u shpreh Paus për revistën e mëngjesit të ARD, MOMA, të mërkurën. Ky është “një sukses i përbashkët i kësaj qeverie federale, por sigurisht edhe i Ministrisë së Çështjeve Familjare”. Bëhet fjalë për "një ndryshim ne sistem" me qëllim që "të fillojmë të luftojmë në mënyrë efektive varfërinë e fëmijëve të rrënjosur strukturisht në Gjermani".
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet q...
Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veri...
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultua...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas zba...
Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeça...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas de...
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen...
Kandidatët republikanë për president u përballën mbrëmë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Pe...
Gjashtë emigrantë ilegalë janë shpëtuar, të cilët ndodhesh...
Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgji...
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Neos Kosmo...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratën e min...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka provokuar ashpër,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...