
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller.
Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.
Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.
Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.
Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë.
Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.
Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës.
Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri.
Radoiçiq – që është nën sanksione amerikane – sipas presidentit serb do të merret në pyetje nga organet kompetente serbe./ REL
Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veri...
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultua...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas zba...
Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeça...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas de...
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen...
Kandidatët republikanë për president u përballën mbrëmë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Pe...
Gjashtë emigrantë ilegalë janë shpëtuar, të cilët ndodhesh...
Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgji...
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Neos Kosmo...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratën e min...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka provokuar ashpër,...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...