
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë të dhënë për Reuters ka akuzuar Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiç se janë pas një shkëmbimi zjarri mes njerëzve të armatosur dhe policisë kosovare në veri të vendit fundjavën e kaluar, në dhunën më të keqe në zonën e trazuar në vite.
Autoritetet e Kosovës thanë se policia luftoi rreth 30 serbë të armatosur rëndë, të cilët sulmuan fshatin e qetë të Banjskës të dielën dhe u barrikaduan në një manastir ortodoks serb. Tre sulmues dhe një polic u vranë.
Beteja me armë ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për stabilitetin në Kosovë, e cila ka një shumicë etnike shqiptare dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas ndërhyrjejes së NATO-s në vitin 1999.
“Kosova është nën sulm”, tha Osmani për Reuters në një intervistë në zyrën e saj të enjten.
“Grupi (i armatosur) thjesht ushtroi synimet dhe motivet e Serbisë si shtet dhe Vuçiçit si udhëheqës”.
Serbia dhe Vuçiç i kanë mohuar akuzat për përfshirje. Asnjë grup nuk ka dalë të marrë përgjegjësinë për sulmin apo të shpjegojë motivet e personave të armatosur.
Serbia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e ish krahinës së saj, fajëson Kosovën për nxitjen e dhunës duke keqtrajtuar banorët etnikë serbë, një akuzë që Kosova e mohon.
Osmani tha se Serbia ka ende pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po vepron për të përmbushur një 'model të Krimesë' duke krijuar tensione në veri të Kosovës, ku rreth 50,000 serbë vendas ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe refuzojnë sundimin nga Prishtina.
"Ajo që unë do t'i thosha presidentit Vuçiç është ndaloni ngatërresat me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim", tha Osmani.
"Ata po përpiqen të kryejnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht nuk do ta lejojmë të ndodhë... [ne] do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës."
Qeveria e Kosovës ka publikuar ato që thotë se janë fakte që tregojnë se grupi ka qenë i trajnuar, i armatosur dhe ka marrë mbështetje të tjera nga qeveria e Beogradit dhe agjencitë e sigurisë.
Osmani tha se sulme të ngjashme mund të përsëriten edhe në një të ardhme të afërt dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë gjithçka që Serbia të mos përkrahë grupe të tilla.
“Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash për këtë akt terrorist agresioni”, tha ajo.
Kosova dhe Serbia kanë më shumë se një dekadë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, në një proces ndërmjetësimi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Në fillim të këtij viti ata ranë dakord për një marrëveshje të propozuar nga BE, por që atëherë ata nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord se si ta zbatojnë atë.
Osmani tha se bisedimet mes të dyve nuk mund të vazhdojnë si më parë.
"Absolutisht nuk është më biznes si zakonisht," tha ajo.
"Ne kemi qenë viktima të një agresioni të Serbisë dhe të gjithë duhet ta trajtojnë atë si të tillë, edhe në qasjen e tyre ndaj Serbisë tani e tutje."
Tre persona janë akuzuar deri më tani për pjesëmarrje në sulm.
Të dielën, policia shfaqi një sërë armësh dhe municionesh që ata thanë se ishin sekuestruar, duke përfshirë pushkë sulmi të ish-ushtrisë Jugosllave, mitralozë, pushkë snajper, mortaja, raketahedhës antitank, granata dore, mina tokësore dhe drone.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se policia kishte gjetur armë në vlerë prej 5 milionë euro, “të mjaftueshme për qindra luftëtarë”./ Pershtatur nga CNA
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas zba...
Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeça...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas de...
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen...
Kandidatët republikanë për president u përballën mbrëmë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Pe...
Gjashtë emigrantë ilegalë janë shpëtuar, të cilët ndodhesh...
Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgji...
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Neos Kosmo...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratën e min...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka provokuar ashpër,...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Kar...
Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqipt...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...