Millan Radoiçiç, në një spital ushtarak në Beograd?/ Petkoviç e mohon
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka provokuar ashpër, pasi gjatë një interviste për emisionin “Oko” në RTS është shprehur se, Serbia shpalli Ditë zie për të gjithë të vrarët në Banjskë edhe për serbët e vrarë edhe për policin e vrarë të Kosovës.
Gjithashtu Vuçiç ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës që bëri pas vendimit të Serbisë për shpalljen e Ditës së Zisë.
Presidenti i Serbisë është shprehur se nuk është hera e parë që Rama gënjen dhe se ata kanë shpallur Ditë Zie për të gjithë të vrarët dhe ngjarjet.
“Serbia ka caktuar Ditë zie për ngjarjet tragjike në Kosovë, për vdekjen e të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe për policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën. Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës kanë shpallur ditë zie për serbët e vrarë. Ne shpallëm ditë zie për të gjitha ngjarjet dhe për të gjithë të vrarët. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, ka deklaruar Vuçiç.
Kujtojmë se Rama më herët reagoi në lidhje me vendimin e Serbisë për të shpallur Ditë Zie për anëtarët e grupit të agresorëve që sulmuan Policinë e Kosovës.
“Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur!
Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!
Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Europën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen europiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës!”, tha Rama ndër të tjera./ CNA
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Kar...
Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqipt...
Senatori Demokrat, Bob Menendez përballet të mërkurën ...
Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më n...
Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irl...
Një nënë mizore është dënuar për vdekjen e djalit të s...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku...
Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të ...
Pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj q...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbar...
Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se kanë arrestuar ...
Të dhënat e fundit nga Mabrian kanë treguar se vendi më i ...
Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është h...
"New York Post" ka publikuar një video në rrjete sociale k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...