
Senatori Demokrat, Bob Menendez përballet të mërkurën në një Gjykatë Federale të Nju Jorkut me akuzat për marrje ryshfeti ndërsa po shtohen thirrjet brenda Partisë Demokrate për dorëheqjen e tij. Zoti Menendez ka thënë për mediat amerikane se është i pafajshëm dhe se nuk ka në plan të japë dorëheqjen si Senator.
Të përfshirë në aktpadinë e prokurorisë federale të Nju Jorkut janë edhe bashkëshortja e Senatorit Menendez, Nadine dhe tre biznesmenë nga Nju Xhersi, Jose Uribe, Fred Daibes dhe Wael Hana, të cilët gjithashtu kanë thënë se janë të pafajshëm.
Biznesmeni Wael Hana u arrestua në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut të martën pasi u kthye vullnetarisht nga Egjipti për t'u përballur me akuzat dhe u urdhërua të lirohet në pritje të gjykimit.
Nëse Senatori Menendez shpallet fajtor për të tri akuzat e padisë penale, sipas llogarisë që ka bërë ish prokurori federal Adam Kamenstein, ai mund të marrë dënim maksimal prej 45 vjetësh burgim.
Prej se u bë e ditur se është ngritur aktpadia penale zërat që i kanë bërë thirrje senatorit Menendez të japë dorëheqje po shtohen. Prej tyre, ndër më të zëshmit ka qenë Guvernatori i Nju Xhersit, shtet që zoti Menendez përfaqëson në Senat, i cili ka thënë se akuzat janë aq serioze sa ndikojnë tek aftësia e tij për të përfaqësuar denjësisht popullin e Nju Xhersit.
Senatori është larguar përkohësisht nga posti i Kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit pasi kështu përcaktojnë rregullat e brendshme të Partisë Demokrate amerikane për zyrtarët që përballen me padi penale. Por zoti Menendez ka refuzuar thirrjet që të japë dorëheqjen si senator duke sqaruar se ai në fakt, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kandidojë sërish.
Në detajet e dhëna javën e kaluar, prokurori Damian Williams tha se “Agjentët e FBI-së zbuluan rreth 500,000 dollarë të futura në zarfe dhe dollapë. Një pjesë e parave, sipas tij, u gjetën në xhepat e xhaketës së senatorit dhe për këtë ai publikoi edhe fotografi të bëra gjatë bastisjes së shtëpisë së Senatorit në Nju Xhersi”.
Prolurori Williams tha se “në disa nga zarfet me para u gjetën shenjat e gishtërinjve të një prej biznesmenëve të akuzuar. Agjentët zbuluan gjithashtu shufra ari të dhënë nga biznesmenët Fred Daibes dhe Wael Hana. FBI-ja, gjithmonë sipas prokurorit Williams, gjeti edhe Mercedesin që biznesmeni i tretë i akuzuar, Jose Uribe u dha atyre”.
Prokuroria federale e Nju Jorkut sqaroi se dyshon që Senatori Menendez mori këto ryshfete që të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar interesat e Egjiptit dhe në të njëjtën kohë të ofrojë mbështetje për biznesmenët e akuzuar./ VOA
Astronauti rekord i NASA-s Frank Rubio është rikthyer më n...
Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irl...
Një nënë mizore është dënuar për vdekjen e djalit të s...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku...
Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të ...
Pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj q...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbar...
Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se kanë arrestuar ...
Të dhënat e fundit nga Mabrian kanë treguar se vendi më i ...
Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është h...
"New York Post" ka publikuar një video në rrjete sociale k...
Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh të mërkurën ...
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për dhënien...
Publicisti Veton Surroi u shpreh gjatë intervistës “Now me...
Në forumin e Ministrave të Ekonomisë, "Tregu i përbashkët ...
Ilmi Azemi, nipi i policit të vrarë, Afrim Bunjakut...
Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...