
Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij, pas akuzave se ka marrë ryshfete. Por ndërsa kori i atyre që po i kërkojnë të largohet nga detyra edhe brenda partisë së tij po rritet, disa nga figurat kryesore demokrate në senat po tregohen më të përmbajtur.
Që kur prokurori i distriktit jugor të Nju Jorkut, Damian Williams shpalli aktpadinë kundër senatorit Menendez për marrje ryshfetesh, thirrjet për dorëheqjen e tij janë shtuar, përfshirë nga anëtarët e partisë së tij demokrate e veçanërisht Guvernatori i Nju Xhersit, i cili mund të emërojë në vend të tij një senator të përkohshëm nëse zoti Menendez jep dorëheqjen.
Senatorëve demokratë John Fetterman, Sherrod Brown dhe Peter Welch që kishin bërë thirrje për largimin e tij, iu shtuan të martën edhe Tammy Baldwin, Bob Casey dhe Jon Tester, si edhe senatori i shtetit të tij Nju Xhersi, Corey Booker.
Zoti Menendez thotë se këto thirrje bëhen nga njerëz që duan të përfitojnë polikisht.
“Në vend që të presin sa të paraqiten të gjitha faktet, disa persona po nxitojnë të nxjerrin përfundime, sepse shohin një mundësi politike për veten ose për ata që kanë përreth. Gjithçka që kërkoj në këtë moment nga kolegët e mi në Kongres, udhëheqësit e zgjedhur dhe të tjerë me të cilët kam punuar për vite me rradhë, si dhe të gjithë qytetarët e Nju Xhersit, është që të presin derisa të paraqiten të gjitha faktet”, tha ai.
Megjithë zërat që kanë kërkuar dorëheqjen brenda partisë së tij ka nga ata që janë treguar të përmbajtur. Mes tyre bien në sy udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, i cili ka thënë se senatori i Nju Xhersit ka të drejtën e procesit të rregullt ligjor, si edhe drejtuesi i grupit të demokatëve në Senat, Dick Durbin.
Senatori Menedez ka dhënë dorëheqjen përkohësisht nga roli i tij si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, për shkak të akuzave.
Vendimi i tij për të qëndruar në Senat mund të ndërlikojë përpjekjet e partisë së tij për të ruajtur shumicën e ngushtë 51-49, megjithëse Nju Xhersi nuk ka zgjedhur një republikan në Senat që nga viti 1972.
Zoti Menendez i hodhi poshtë akuzat për marrje ryshfetesh dhe tha se paratë e gjetura në shtëpinë e tij ishin nga kursimet e tij personale.
“E kuptoj që kjo do të jetë beteja ime më e rëndësishme deri tani, por siç e kam thënë gjatë gjithë këtij procesi, kam besim të plotë se kur të paraqiten të gjitha faktet, jo vetëm që do të dal i pafajshëm, por do të jem ende senatori i lartë i Nju Xhersit”, tha ai.
Senatori akuzohet se ka marrë qindra mijëra dollarë para në dorë dhe shufra ari në këmbim të shërbimeve për qeverinë egjiptiane dhe se ka ndërhyrë në hetimet ndaj tre biznesmenëve.
Prokurorët thonë se ai u takua me zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit egjiptian, u dha atyre informacione jopublike për punonjësit e Ambasadës së SHBA-së në Kajro dhe shkroi një letër në emër të Egjiptit ku u kërkohej kolegëve të tij të Senatit që të zhbllokonin një ndihmë me vlerë 300 milionë dollarë për atë vend./ VOA
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish...
Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një n...
Një djalë 5 vjeçar ka ndërruar jetën pasi thithi një tullu...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të...
Numri i personave të arrestuar në Banjskë të Kosovës k...
Autoritetet spanjolle e akuzojnë për herë të dytë këng...
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për arrest...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha të ma...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar ...
Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ...
Pesë persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti spiunazh...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklarua...
Policia në shtetin verilindor të Gjermanisë Mecklenburg-Po...
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, ka publikua...
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e parabu...
Një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh k...
Në kullën e kontrollit në Aeroportin Gatwick të Londrës ka...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakd...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...