Hill: Situata në veri të Kosovës e rrezikshme, duhet vazhduar procesi politik
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha të ma...

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e dy pjesëtarëve të tjerë të grupit të armatosur, të cilët u kapën në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Siç CNA raportoi edhe mbrëmjen e kaluar, dy të arrestuarve iu konfiskuan një arsenal armësh.
Ndërkohë, policia zbulon detaje nga mjetet dhe armët që i janë kapur në zonën e fshatit Banjskë, mes të cilave ka edhe mitralozë, një snajper, automatikë, granata, etj.

Ndërkohë, policia po vijon aksionin për kapjen e të gjithë pjesëtarëve të grupit kriminal.
Njoftimi i plotë:
Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh
Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë (8)persona.
Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
• dy armë të gjata (mitraloza),
• një snajper (black spear 12.7mm),
• një minahedhës (82 mm),

• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
• një automatik (RPZ),
• dy pushkë gjuetie,
• dy armë të shkurta (revole),
• një granatë dore,
• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
• nëntë jelekë antiplumb,

• një radiolidhje,
• tetë çanta ushtarake,
• gjashtë uniforma ushtarake.
Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.
Njëkohësisht njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve./ CNA








Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha të ma...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar ...
Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ...
Pesë persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti spiunazh...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklarua...
Policia në shtetin verilindor të Gjermanisë Mecklenburg-Po...
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, ka publikua...
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e parabu...
Një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh k...
Në kullën e kontrollit në Aeroportin Gatwick të Londrës ka...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakd...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në...
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
"Istraga.ba", media boshnjake ka raportuar së fundmi se në...
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ...
Detaje të reja po zbulohen dita-ditës nga ngjarja e 24...
Policia e Kosovës ka prezantuar arsenalin e armëve të ...
Një ekspert i njohur britanik ka pranuar 60 akuza, pas...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...