Sot para gjykatës 3 agresorët e sulmit në Banjskë, pritet të caktohet masa e sigurisë
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në deklaratat e saj paralajmëroi se serbët po fusnin armatime të rënda në territorin e Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin si dhe ka bërë një analizë të qëndrimit të BE dhe SHBA po ashtu dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të cilën shprehet se duhet të jetë më dinamike me qëndrimet e saj ndaj Kosovës.
Në analizën e saj, Kearns ngre pikëpyetjet se si është e mundur që një artileri e rëndë armësh të hyjnë në territor, si janë financuar dhe transportuar një sasi armësh e tillë.
Kerans thotë se Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku.
Nga ana tjetër thekson se KFOR dhe EULEX duhet të ndihmojnë në hetime dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me qeverinë e Kosovës dhe shtetet anëtare për të ndihmuar në përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth përfshirjes së aktorëve nga Beogradi në vrasjen e zyrtarit policor kosovar dhe në bllokadat e orkestruara rrugore.
Ndër të tjera deputetja britanike shton se Mbretëria e Bashkuar si anëtare e QUINT-it duhet të marrë rol më aktiv në dialogun e paqes midis Serbisë dhe Kosovës.
Kearns thotë se duhet rritur numri i trupave të KFOR-it për të kontribuuar në paqen e vendit.
Më tej ajo thotë se BE dhe SHBA duhet të ndalin përkëdheljet ndaj Vuçiçit, i cili po e çon rajonin në cikël dhune dhe destabiliteti.
Analiza e deputetes britanike, Alicia Kearns
Shumë fakte janë vërtetuar pas vrasjes së zyrtarit policor kosovar mirëpo mosndëshkimi prodhon përbuzje ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, andaj llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vënë drejtësinë dhe ekuilibrin në zemër të qasjes ndërkombëtare për Serbi-Kosovë.
Trendet e fundit për ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Vuçiçit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, jostabiliteti dhe së keqes, përderisa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe për anëtarësim në BE për të dyja palët zbehet edhe më shumë.
Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuuar në suksesin e Kosovës, më shumë përgjegjësi se të gjithë për të siguruar që nuk do të ketë një rikthim të brutaliteitt të 1990-ave.
Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paramilitare përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku. Si financohen dhe armatosen ato dhe si i kanë transportuar armët në/nëpër Kosovë. Nga kush marrin instruksione ata?
KFOR dhe EULEX duhet të ndihmojnë në hetime dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me qeverinë e Kosovës dhe shtetet anëtare për të ndihmuar në përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth përfshirjes së akterëve nga Beogradi në vrasjen e zyrtarit policor kosovar dhe në bllokadat e orkestruara rrugore.
Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve të cilat, tani për tani duhet të supozojmë që janë të rreme, kishin stikerë që kishin emrat e tyre. Ata nuk munden thjesht të pretendojnë që nuk ka shenja të tentimeve apo qëllimeve nga paramilitarët që t’i imitojnë ata.
Mbretëria e Bashkuar si anëtare e Quintit duhet të marrë rol më aktiv në dialogun e paqes midis Serbisë dhe Kosovës – pasiviteti i tanishëm është i pambrojtshëm. Mbretëria e Bashkuar nuk është më e kufizuar nga konsensusi i BE-së dhe shtetet mosnjohëse andaj duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Na duhet një shtyllë në Ballkan.
Ne po ashtu duhet t’i rrisim masat e parandalimit dhe ta sigurojmë një rritje nga katër mijë e 500 trupat e KFOR-it duke marrë nga një grup më i gjerë i shteteve anëtare për të kontribuuar në forcat paqeruajtëse.
Qeveria e Serbisë duhet më në fund që të angazhohet në mënyrë domethënëse në përpjekjet për normalizim, dhe t’i japë fund përdorimit të retorikës radikalizuese dhe të shfrytëzimit të divizioneve etnike që nxit urrejtje. BE-ja dhe ShBA-ja nuk duhet më ta mbyllin njërin sy ndaj refuzimit të Serbisë për të ndryshuar qëndrim.
Qeveria e Kosovës duhet t’i përvijojë angazhimet e saj në mbështetjen e komuniteteve serbo-kosovare, të sigurojë përfaqësimin e tyre dhe pjesëmarrjen aktive në demokraci pa ndërhyrje të pajustifikuara të huaja.
BE-ja duhet t’i angazhojë pesë shtetet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për ta mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke e forcuar paprekshmërinë e integritetin të saj territorial.
Mbretëria e Bashkuar duhet t’i udhëheqë përpjekjet për aleancë sigurie midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, shteteve të tjera anëtare të NATO-s dhe Kosovës derisa Kosova të fitojë anëtarësim të plotë në NATO. Një ujdi e tillë do t’i adresonte shqetësimet e menjëhershme të sigurisë dhe shtron rrugën për stabilitet afatgjatë në rajon.
Dështimi nuk është opsion. Parandalimi në Ballkan duhet të jetë prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën. Veprime duhet ndërmarrë për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë dhe për të siguruar ardhmëri paqësore dhe të sigurt për të gjithë në Ballkan./ CNA
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
"Istraga.ba", media boshnjake ka raportuar së fundmi se në...
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ...
Detaje të reja po zbulohen dita-ditës nga ngjarja e 24...
Policia e Kosovës ka prezantuar arsenalin e armëve të ...
Një ekspert i njohur britanik ka pranuar 60 akuza, pas...
Refugjatët armenë etnikë po largohen nga Nagorno-Karab...
Rusia po kërkon t'i bashkohet Këshillit të Kombeve të ...
Mediat e Kosovës kanë publikuar pamjet me dron, të cilat t...
Policia e Kosovës po vijon aksionin për arrestimin e grupi...
Që prej 11 korrikut, Ervin Bushati është emëruar ambasador...
Stefanos Kasselakis është fituesi i zgjedhjeve në partinë ...
Auroriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Si...
Bizneset evropiane në Kinë po vendosin gjithnjë e më shumë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me të dër...
Policia e Kosovës ka prezantuar në Mitrovicën e Jugut armë...
Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abr...
Një adoleshent ka ndërruar jetë pasi u përplas me motoçikl...
Akuzat për rryshfet dhe konspiracion rrezikojnë të ardhmen...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...