Gjithçka e kthyer në “shkrumb e hi”/ Dalin pamjet nga salla e dasmës që u përfshi nga flakët në Irak
Gjithçka e shkrumbuar. Mediat e huaja kanë publikuar p...

Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës.
Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviq i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni.
Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko.
Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995.
Sipas po të njëjtit dëshmitar, mbetjet mortore u sollën në Bërçko dy vjet pas përfundimit të luftës.
Mraoviq i tha "Radios Evropa e Lirë" se ai nuk sheh asgjë kundërthënëse në këtë rast, duke shtuar se eshtrat ishin përdorur “për planifikimin e operacioneve”.
“I kam përdorur në spital, i kam përdorur për planifikimin e operacioneve, ato kanë qenë të dobishme për shumë njerëz”, tha ai për "REL"-in në një bisedë telefonike, pa shpjeguar më shumë se si i ka përdorur ato.
Instituti për Personat e Zhdukur në Bosnje ka thënë se ky është rasti i parë që një person ka pranuar se ka fshehur qëllimshëm mbetjet mortore të një viktime të luftës në oborrin e shtëpisë së tij.
Emza Fazliq, zëdhënëse në këtë institut, i tha "REL"-it se mbetjet mortore dyshohet se janë sjell në Bërçko më 1997.
“Më 2012, ai i varrosi në oborrin e tij dhe sipër tyre ndërtoi një shatërvan prej betoni”, tha Fazliq.
Ajo tha nëse dëshmitari nuk do të tregonte vendin e saktë se ku ishin varrosur eshtrat, apo ka shumë gjasa që nuk do të ishin zbuluar kurrë.
“Mbetjet mortore menjëherë janë transferuar në Tuzla dhe më pas do të bëhet autopsia dhe hetime të tjera të forenzikës. Në këtë rast do të merren edhe mostra për ADN”, tha ajo.
Sipas informacioneve të këtij instituti, Mraoviq nuk gjendet në Bosnje e Hercegovinë.
Gati tri dekada pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, 7.597 persona ende konsiderohen të zhdukur, 1.200 prej tyre vetëm në Srebrenicë.
Mbetjet mortore të boshnjakëve të vrarë në Srebrenicë – që sipas gjykatave ndërkombëtare dhe vendore në korrik të vitit 1995 ishin vrarë mbi 8.000 persona – janë gjetur pas luftës në mbi 80 varreza masive.
Pas krimit, trupat ishin zhvendosur nga një varrezë masive në tjetrën, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e viktimave.
Nga Zyra e Prokurorisë së Shtetit të Bosnjës i thanë "REL"-it se janë duke e hetuar rastin e Mraoviqit dhe se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) është duke kryer veprimet e nevojshme për këtë rast./REL
Gjithçka e shkrumbuar. Mediat e huaja kanë publikuar p...
OKB ka reaguar për tragjedinë në Irak ku mbi 100 viktima k...
Dasma është kthyer në tragjedi në Irak. Mbi 100 person...
Zëdhënësi i DASH, Mathew Miller, ka komentuar ngjarjet...
Politikani Fatmir Limaj ka zbuluar “prapaskenat” e sit...
Pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen, em...
Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish...
Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një n...
Një djalë 5 vjeçar ka ndërruar jetën pasi thithi një tullu...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të...
Numri i personave të arrestuar në Banjskë të Kosovës k...
Autoritetet spanjolle e akuzojnë për herë të dytë këng...
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për arrest...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha të ma...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar ...
Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ...
Pesë persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti spiunazh...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklarua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...