
EULEX-i përgënjeshtron Serbinë/ "S'na ndaloi askush të marrim pjesë në operacionin e policisë kosovare"
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në territorin e Koresë së Veriut në muajin korrik, u kthye të enjten herët në mëngjes në Shtetet e Bashkuara, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.
Ai tha se Travis King kishte mbërritur në qytetin San Antonio të Teksasit.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve të mërkurën se zoti King ishte futur në territorin kinez prej Koresë së Veriut, falë ndihmës së qeverisë suedeze.
Ai shtoi se autoritetet amerikane e kishin pritur ushtarin në Kinë dhe prej andej ai ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara.
"Falënderojmë qeverinë e Suedisë për rolin diplomatik duke shërbyer si fuqi mbrojtëse për Shtetet e Bashkuara në Korenë e Veriut si dhe qeverinë e Republikës Popullore të Kinës për ndihmën e saj në lehtësimin e kalimit tranzit të ushtarit King", tha zoti Sullivan gjatë një deklaratë të mërkurën.
Sekretari i shtypit i Pentagonit Gjeneral Brigade Pat Ryder vlerësoi "punën e palodhur të personelit ushtarak, trupave të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut si dhe në të gjithë Departamentin e Mbrojtjes për të sjellë ushtarin Travis King në atdhe”.
Gjatë një konference për gazetarët të mërkurën një zyrtar i lartë i administratës i tha Zërit të Amerikës se Uashingtoni nuk i ka bërë asnjë lëshim Koresë së Veriut me qëllimin për të lënë të lirë ushtarin King.
"Ne do të përqendrohemi javët e ardhshme, për aq kohë sa duhet, që ushtari të jetë në gjendje të mirë shëndetësore e më pas do të trajtojmë çdo veprim administrativ që mund të pasojë pas procesit të ri-integrimit të tij", tha zyrtari amerikan.
Në një deklaratë të mërkurën të përfaqësueses ligjore të Claudine Gates, nënës së zotit King, thuhej: "se zonja Gates do t'i jetë përgjithmonë mirënjohëse ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve të saj ndërinstitucionalë për punën e mirë që bënë".
Më herët të mërkurën, Koreja e Veriut njoftoi se do të dëbonte ushtarin pas përfundimit të hetimeve ndaj tij.
Zoti Travis u kap nga ushtarët e Koresë së Veriut në muajin korrik, pasi kaloi kufirin nëpërmjet asaj që njihet si zonë e çmilitarizuar, që ndan dy Koretë. Në atë kohë ai sapo ishte liruar nga burgu në Korenë e Jugut, i akuzuar për sulm fizik. Me kthimin e tij në SHBA, Travis King pritej të përballej me një masë administrative që me gjasa do të çonte në largim të tij nga ushtria amerikane.
Por në vend që të hipte në avionin që po nisej drejt Shteteve të Bashkuara më 17 korrik, ai doli fshehurazi nga aeroporti dhe një ditë më vonë kaloi kufirin drejt Koresë së Veriut, ndërsa ishte fshehur mes një grupi turistësh që po vizitonin një fshat në kufi.
Zoti King ishte veshur me rroba civile kur u kap nga ushtarët e Koresë së Veriut.
Agjencia Zyrtare e Lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, tha të mërkurën se zoti King kishte shfaqur pakënaqësi mbi atë që e kishte cilësuar “trajtim çnjerëzor dhe diskriminim racor brenda ushtrisë amerikane. Agjencia shtoi se sipas gjetjeve të Koresë së Veriut, zoti King po kërkonte strehim në Korenë e Veriut ose diku tjetër, pikërisht për këto arsye./ VOA
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u m...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet q...
Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veri...
Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultua...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas zba...
Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeça...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas de...
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen...
Kandidatët republikanë për president u përballën mbrëmë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Pe...
Gjashtë emigrantë ilegalë janë shpëtuar, të cilët ndodhesh...
Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgji...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Filipinet e kanë akuzuar Kinën se ka përdorur topa uji ani...
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka folur lidhur me ...
Dorëzimi i një milion fuçi nafte të papërpunuar në raf...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...