LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, 27 tetor 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

26 Tetor 2023, 22:55, Horoskopi CNA

Horoskopi i ditës, 27 tetor 2023/ Çfarë kanë parashikuar

Dashi

Kjo fundjavë fillon me Hënën në shenjën tuaj, ndaj përpiquni të mos krijoni incidente diplomatike.Tani më në fund mund të punoni në projekte të reja dhe në javët e ardhshme do të mund të eksperimentoni edhe me sektorë të rinj.

Demi

Nëse lidhja juaj në çift është bllokuar prej disa kohësh, ndoshta ka ardhur momenti të sqaroni gjërat me partnerin. Në punë, tani mund të bëni diçka më shumë dhe nëse keni pasur ndonjë problem, do t'ju duhet të eliminoni të gjitha gjërat e tepërta.

Binjakët

Ky muaj nuk ka qenë shumë me fat përsa i përket ndjenjave, por çiftet që rezistuan tani janë më të fortë se më parë. Në punë,  mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

Gaforrja

Nga dita e sotme deri në nesër merrni gjithçka me sportivitet dhe mos nxisni polemika të panevojshme edhe nëse ndiheni të kritikuar nga njerëzit që ju rrethojnë. Në punë ka ardhur koha të shprehni nevojat tuaja.

Luani

Kjo fundjavë fillon me Diellin dhe Mërkurin në një aspekt kritik, ndaj mund të keni disa keqkuptime me partnerin. Në këtë moment po përjetoni disa ndjesi paksa konfuze mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm.

Virgjëresha

Këtë fundjavë do të keni kontakte me një person për të cilin nuk keni dëgjuar prej kohësh. Në punë, mund të merrni një vendim përfundimtar gjatë orëve në vijim.

Peshorja

Mes ditës së sotme dhe nesër do të jeni shumë nervozë, shmangni tensionet e panevojshme me partnerin. Në punë jeni pak nervoz sepse gjithmonë dëshironi të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Akrepi

Dikush është i zemëruar me ju dhe mund të ketë disa shqetësime në këtë ditë. Mund të ketë një ndryshim në punë, por gjithsesi vazhdoni me projektet tuaja, do të shihni që përgjigjet që kërkoni do të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Shigjetari

Po përjetoni një fazë rishikimi në dashuri, nëse historia juaj është në ekuilibër përpiquni të mos përplaseni shumë me partnerin. Në punë do të përballeni me vonesa.

Bricjapi

Sot do ta ndjeni partnerin paksa të largët, jeni gjithmonë tepër në ankth, kjo është diçka që duhet kapërcyer. Nëse planifikoni të zhvilloni ide të reja në punë, mund ta bëni këtë, por kini kujdes që të mos pretendoni më shumë seç duhet.

Ujori

Nëse kohët e fundit jeni përballur me një ndarje, mos i besoni menjëherë një personi tjetër.Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në punë për të menaxhuar çështjet ekonomike.

Peshqit

Marrëdhëniet janë në rrezik për shkak të Venusit që është në kundërshtim. Përpara se të merrni masa në punë, ju këshilloj të vëzhgoni gjithçka që ndodh rreth jush./ CNA

Lajmet e fundit nga