LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi, e mërkurë, 11 tetor 2023/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

10 Tetor 2023, 22:56, Horoskopi CNA

Horoskopi, e mërkurë, 11 tetor 2023/ Ja çfarë kanë

Dashi 

Keni shumë detyra, por nëse ndiqni një orar, do t'ia dilni mbanë. Sot nuk është dita e duhur për të gjetur dashurinë që prisni. Sa për çështjet financiare, do të vijnë drejt përmirësimit dhe disa shqetësime do të largohen deri në fund të ditës.

Demi 

Do të shpenzoni më shumë kohë në hobit e fëmijërisë. Do të përqendroheni për ta arritur dëshirat tuaja. Sot, puna nuk është prioriteti juaj kryesor. Por është një ditë kur mund të punoni në mënyrë krijuese apo edhe të kaloni një kohë të këndshme në punë.

Binjakët 

Do dëshironi të kapërceni hendekun e krijuar me njerëzit tuaj të dashur. Kjo do të jetë një ditë e përshtatshme për zgjidhjen e çështjeve personale. Shqetësimet për karrierën tuaj do largohen me ndihmën e njerëze të dashur. Sa I përket financave, sot do të shpenzoni për gjëra personale.

Gaforrja

Do jetë shumë e vështirë të përqendroheni në një temë dhe shpesh vëmendja juaj do të tërhiqet nga telefonatat e mesazhet. Sot do të merrni disa vendime të rëndësishme. Duhet të mbani nën kontroll financat dhe të kurseni pak.

Luani

Ju do të keni prioritet financat, duke kërkuar mënyra fitimi, pavarësisht se do t’ju pushtojë lakmia. Edhe në marrëdhënie do të kërkoni shumë më tepër se çfarë keni apo çfarë ju ofrojnë. Do të fitoni si në aspektin profesional ashtu edhe në atë financiar nëse tregoheni të zgjuar.

Virgjëresha 

Dita është e përshtatshme për një fillim të ri dhe për të vënë në lëvizje një plan të ri krijues të cilin e keni menduar prej kohësh. Megjithatë, duhet të ndiqni hapa të ngadaltë e të qëndrueshëm, duke frenuar eksitimin dhe impulsivitetin tuaj. Sot priten shpenzime në veshje.

Peshorja 

Mendoni shumë për të kaluarën dhe jeni pushtuar nga dyshimet. Por intuita dhe largpamësia juaj do ju ndihmojnë t'i shihni situatat me një sy tjetër. Qëndroni larg njerëzve fallco. Dita do kalojë e qetë dhe pa zhvillime të mëdha profesionale, do fokusoheni në mbylljen e çështjeve pezull. 

Akrepi

Është një ditë e përshtatshme për shëtitje ose aktivitete me miqtë. Do dilni nga rutina dhe do të kaloni kohë me njerëz që nuk i keni parë prej kohësh. Sot keni shtysën për të ecur përpara me plane të reja profesionale që ju mbushin me entuziazëm. Favorizohet fillimi i një bashkëpunimi të ri. 

Shigjetari

Ambiciet tuaja që lidhen me karrierën, njohjen dhe promovimin shoqëror do të rriten. Ju keni etje për njohje dhe bëni gjithçka për t'u ngjitur në karrierë. Suksesi është afër, sepse keni ndjekur hapa të organizuar dhe përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

Bricjapi

Dita është e përshtatshme për planifikim udhëtimesh, marrëveshje, plane të reja, seminare apo aktivitete që ofrojnë eksperienca të reja. Ju keni një pikëpamje më evolucionare për perspektivat tuaja të karrierës, ndërsa jeni disi të shqetësuar për financat.

Ujori 

Jeni të shqetësuar për financat. Mundohuni të mos dramatizoni emocionalisht disa situata dhe merrni më shumë kohë të kapërceni disa çështje që ju stresojnë. Familja dhe njerëzit afër jush do ju ndihmojnë të dilni nga kjo gjendje. Detyrimet financiare po rriten dhe ju po mundoheni t’i shlyeni të gjitha.

Peshqit

Do të ofrohen mundësi të rëndësishme për takime, kontakte, marrëveshje që do t'ju bëjnë të ndiheni shumë më me fat sot. Do jeni më të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe do bëni disa vepra të mira. Zhvillimet pozitive profesionale do të lidhen me njerëz që punoni prej kohësh dhe që ju lidhin me ndjenja dashurie dhe respekti.

Lajmet e fundit nga