Largim i papritur, sulmuesi e mbyll me klubin e Superiores
Vazhdojnë largimet te Kukësi. Futbollisti i radhës, që ka ...

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një event më datë 18 prill në kuadër të kursit UEFA PRO, ku të ftuar specialë do të jenë Fabio Cannavaro dhe Francesco Troise.
Mbrojtësi legjendar italian do të vizitojë “Shtëpinë e Futbollit” për të mbajtur një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit e kursit UEFA PRO dhe jo vetëm, me temë “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”.
Fabio Cannavaro ka një karrierë mbresëlënëse si futbollist me ekipe të nivelit të lartë si: Napoli, Parma, Inter, Juventus, Real Madrid ku fitoi tituj të rëndësishëm. Karriera e tij kulmoi në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, ku u shpall kampion me Kombëtaren italiane, ndërkohë që po atë vit mori edhe çmimin si futbollisti më i mirë në botë, pasi fitoi Topin e Artë.
Fabio Cannavaro e mbylli me futbollin e luajtur në vitin 2011 në klubin Al-Ahli, ku dy vite më vonë po me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe filloi karrierën si zëvendëstrajner. Në nëntor të vitit 2014, mbrojtësi legjendar italian u emërua si trajner i parë i skuadrës kineze Guangzhou FC, ndërsa më vonë ka drejtuar edhe klube si Al-Nassr, Tianjin Tianhai dhe Benevento. Ndërkohë që ka qëndruar për një kohë të shkurtër edhe në krye të Kombëtares kineze të futbollit.
Në karrierën e tij si trajner, Fabio Cannavaro ka fituar disa tituj të rëndësishëm. Me skuadrën e Al-Ahli që në sezonin e parë si zëvendëstrajner ai fitoi “UAE Pro League” dhe “UAE League Cup”. Cannavaro në qershorin e vitit 2016 u emërua si trajner i Tianjin Tianhai ku bëri shumë mirë pasi e riktheu skuadrën në Superligën Kineze.
Në vitin 2017 ai fitoi edhe çmimin si trajner i vitit në Kinë i akorduar nga Federata Kineze e Futbollit. Në muajin nëntor të vitit 2017, Fabio Cannavaro u rikthye sërish në drejtimin e skuadrës kineze Guangzhou FC, ku në dhjetor të vitit 2019 fitoi titullin kampion të “Chinese Super League”.
Një leksion për kursantët e UEFA PRO do të mbajë Francesco Troise, i cili në karrierën e tij ka punuar me Fabio Cannavaron. Në sezonin 2015-2016 ai ishte pjesë e stafit teknik të Fabio Cannavaro-s te skuadra e Al Nassr, ndërsa te klubi i Tianjin Tianhai ai mori për herë të parë detyrën si zëvendëstrajner.
Me Fabio Cannavaron, Francesco Troise ka punuar edhe te Guangzhou FC si zëvendëstrajner, ndërsa te Benevento ishte pjesë e stafit teknik. Në karrierën e tij, Francesco Troise ka punuar edhe te klubet e Chievo Verona, Watford dhe Catania./ FSHF
Vazhdojnë largimet te Kukësi. Futbollisti i radhës, që ka ...
The current season will be the last for coach Erik Ten Hag, ...
Myrto Uzuni, nuk po kalon një sezon ashtu siç do të dëshiron...
Today starts the 31st week in Superiore, with three very int...
The Disciplinary Commission in the AFL revealed the decision...
Rey Manaj continues his excellent form in Turkey, where he i...
The fraud scandal has exploded in Kosovo. Fedrata has expell...
Deputeti irlandez, Mick Wallace, i shtangu të gjithë, teks...
Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një ndeshje miqëso...
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh se skuadr...
Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, duke folur për mediat para n...
Armando Broja, do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës...
Skuadra e Vorës, po kalon një krizë totale, teksa këtë të ...
The defender of the national team, Elseid Hysaj, explained...
Me ndryshimin e rregullave nga UEFA, Italia në sezonin e a...
Nga sezoni i ardhshëm, Elesid Hysaj, do të jetë në një tje...
Al Hilal, fitoi Superkupën në Arabinë Saudite, duke mposht...
The president of the AFL, Armand Duka, was invited via a liv...
The president of the Albanian Football Federation, Armand Du...
The defender of the national team, Elseid Hysaj, experienced...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Marine Le Pen is entering the decisive phase of the presid...
Member states of the International Criminal Court voted to...
From the declining role of exports to new public investmen...
South Korea is becoming one of the most sought-after desti...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...