web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Italia me pesë ekipe në Champions për sezonin e ardhshëm, ja çfarë nevojitet

2024-04-12 16:19:00, Sport CNA

Italia me pesë ekipe në Champions për sezonin e ardhshëm, ja

Me ndryshimin e rregullave nga UEFA, Italia në sezonin e ardhshëm mund të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampioneve, direkt nga kampionati.

Si mund të ndodhë kjo? Falë renditjes së UEFA-s, të përcaktuar në bazë të rezultateve të Interit, Milanit, Napolit, Lazios, Fiorentinës, Romës dhe Atalantës. Italia do të ketë pesë skuadra nëse e mbyll në vendin e parë ose të dytë renditjen e UEFA-s (për sezonin 2023-2024).

Renditja aktuale e përditësuar:

Italia – 17.714 pikë (katër ekipe të kualifikuara)

Anglia – 16.500 pikë (pesë ekipe të kualifikuara)

Gjermania – 16.500 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Spanja – 15.062 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Franca – 14.750 pikë (tri ekipe të kualifikuara)

Republika Çeke – 13.250 pikë (një ekip i kualifikuar)

Belgjika – 13.200 pikë (një ekip i kualifikuar)

Turqia – 11.500 pikë (një ekip i kualifikuar)

Portugalia – 10.666 pikë (një ekip i kualifikuar)

Hollanda – 10.000 pikë (një ekip i kualifikuar)

Aktualisht, Italia dhe Anglia do të kishin një ekip më shumë se zakonisht në Champions League 2024-2025 falë dy vendeve të para në renditjen e UEFA-s. Italia është ende e para dhe në "arrati", ndërsa Anglia kaloi Gjermaninë pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Franca dhe Spanja janë ende në garë.

Renditja e UEFA-s bazohet në katër sezonet e mëparshme, plus vitin aktual. Në këtë mënyrë, në bazë të koeficientit të kampionatit në fjalë, mund të përcaktohet se sa skuadra pranohen në fazat e grupeve të Champions League, "Europa League" dhe Ligën e Konferencës, si dhe sa në preliminare.

Për shembull, Italia, si e treta në renditjen e UEFA-s, ka të drejtën e katër skuadrave në Ligën e Kampionëve, dy në "Europa League" dhe një në "play-off"-in e Ligës së Konferencës.





Lajmet e fundit nga