web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hysaj e mbyll me Lazion, në Itali zbulojnë të ardhmen e mbrojtësit

2024-04-12 15:26:00, Sport CNA

Hysaj e mbyll me Lazion, në Itali zbulojnë të ardhmen e

Nga sezoni i ardhshëm, Elesid Hysaj, do të jetë në një tjetër skuadër, pasi në verë do të largohet nga Lazio.

Mediat italiane, raportojnë se shkodrani nuk është në planet e trajnerit Igor Tudor dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re.

Kontrata e Hysajt me Lazion skadon vitin e ardhshëm, por me largimin e trajnerit Sarri, ky duket se do të jetë sezoni i fundit për të me bardhekaltrit.

30-vjeçari, po studion alternativat dhe skuadrat ku mund të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.

Hysaj duhet të gjejë sa më shumë minuta, duke ditur që para është Europiani i verës, aty ku do të marrë pjesë me Kombëtaren shqiptare.





Lajmet e fundit nga