web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Tifozi godet lojtarin me kamxhik, skenë e pabesueshme në Superkupën e Arabisë Saudite

2024-04-12 14:53:00, Sport CNA

VIDEO/ Tifozi godet lojtarin me kamxhik, skenë e pabesueshme në

Al Hilal, fitoi Superkupën në Arabinë Saudite, duke mposhtur me rezultatin e pastër 4-1 skuadrën e Al Ittihad, në finale.

Megjithatë, një ngjarje e ndodhur në fund të ndeshjes, ka bërë bujë të madhe.

Pas ndeshjes, futbollisti i Al Ittihad, Abderrazak Hamdallah është sulmuar me kamxhik. Futbollisti maroken, ishte autori i golit të vetëm për ekipin e tij, por edhe gaboi një penallti gjatë sfidës. Ai po largohej nga fusha kur me shishen e uji që kishte në dorë, lagu një tifoz që gjendej në tribunë.

Tifozi në fjalë nxori menjëherë kamxhikun dhe nisi ta godiste lojtarin, duke dhuruar një skenë të pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.





Lajmet e fundit nga