web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fagu pranon problemet te Tirana: Po kalojmë një ngërç

2024-04-12 18:23:00, Sport CNA

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, duke folur për mediat para ndeshjes me Kukësin, pranoi problemet në ekip, duke thënë se skuadra po kalon një ngërç.

Fagu deklaroi gjithashtu se është një sfidë decizive dhe duhet me çdo kusht fitorja.

Në këtë moment që ndodhet kampionati, një fitore me Kukësin do na jepte një shtysë për në ‘Final Four’, për vazhdimësinë, për anën psikologjike të skuadrës, pasi nuk po arrijmë të marrim rezultate pozitive.

Nuk mendoj se do të ndikojë Kupa, sepse është një tjetër kompeticion, kemi ndeshje kthimi, ndërsa në kampionat neve na duhen tri pikët për objektivat që kemi. Kështu që objektivi jonë është që të japim maksimumin nesër dhe të kërkojmë arritjen e objektivit, që është ‘Final Four’.

Ka një ngërç, kjo vjen për shkak të mungesës së rezultateve, mungesës së fitores, sepse ne jemi gjatë gjithë kohës në kërkim për të arritur një vend në katërshen e parë.





Lajmet e fundit nga