web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gvozdenoviç

2024-04-12 18:47:00, Sport CNA

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh se skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj Teutës.

Në konferencën para ndeshjes, tekniku i korçarëve, deklaroi se ekipi ka nevojë për pikët në këtë moment.

"Ne jemi Skënderbeu dhe mendojmë vetëm për fitoren. Presim shumë tifozë si ndaj Tiranës. Është një ndeshje e vështirë, por mendojmë vetëm për veten. Kemi respekt për Teutën, por nuk shikoj problemet e kundërshtarit. Jemi të përqendruar të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim 3 pikët.  Nuk mund të them se jemi të qetë për mbijetesën, sepse kemi edhe 6 javë. Jemi të përqendruar dhe nuk mund të them se jemi të qetë. Jemi të kujdesshëm. Duhet shumë përqendrim, deri në fund të sezonit.", tha ai. 

I pyetur për largimin e Franklin, Gvozdenoviç tha se në rast se do të ishte sulmuesi, mund të fitonin ndaj Tiranës.

"Mendojmë vetëm si të fitojmë nesër me Teutën. Mendojmë nga java në javë për objektivat. Franklin ishte një lojtar shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm. Të them të drejtën, nëse do ishte Franklin dhe nëse nuk do ishte kartoni i kuq, mund të fitonim më thjeshtë ndaj Tiranës. Do na mungojë, por kjo është situata. Do gjejmë një tjetër lojtar aty.", përfundoi Gvozdenoviç.





Lajmet e fundit nga