23 days of protest/ The march towards the Prime Minister's Office begins
On the 23rd day of the protest against the government and ...
On the 23rd day of the protest against the government and ...
The city of Pogradec continues to remain one of the most favorite destinations for domestic and foreign tourists, becoming every year an important reference point for peaceful holidays and special experiences. This is not without reason. The tranquility it offers, the admirable cleanliness, the characteristic hospitality of the area, as well as the rare panorama created by Lake Ohrid, make Pogradec an ideal destination for anyone looking to break away from the daily routine.
Clean air, beautiful nature and numerous recreational spaces are elements that distinguish this city, while their combination with tourist attractions, the lakeside promenade, green areas and surrounding villages create a complete offer for visitors. From family tourism to cultural and natural tourism, Pogradec continues to attract more and more visitors throughout the year.
In this special, CNA TV brings an interview with the mayor of Pogradec, Ilir Xhakoli, who speaks extensively about the city he leads, the transformations it has undergone in recent years, and the most important investments made both in the city center and in some of the most frequented tourist areas. He also discusses ongoing projects, improving infrastructure, increasing the quality of services, and the goal of making Pogradec an increasingly competitive destination on the Albanian tourist map and beyond.
We start the interview right in the heart of Pogradec, in its center, where one of the most important investments is taking shape that aims to restore the historical and cultural identity of the area.
"In fact, if you look here, this is the old street that used to be and we are trying to restore it to its original state, maybe even better than it was because most Albanian or foreign citizens do not know that Pogradec has an old neighborhood. You will see a very beautiful neighborhood, which will continue not only here but also in the rest of Toplec, which was also the city center. On the other hand, we have the Palace of Culture that is ready to be invested in, to be restored and to be returned together with the summer cinema, with all the halls and facilities, once again as it was, maybe even more beautiful than it was ," said Xhakoli.
This investment aims not only at urban redevelopment, but also at restoring the city's historical values, turning the area into an important point of attraction for local and foreign visitors.
“Pogradeci gjatë sezonit, por jo vetëm, ne kemi një kalendar të ngjeshur me rreth 100 aktivitete gjatë një viti, por të përqendruara më tepër gjatë sezonit. Sigurisht që ky Pallat Kulture i mirëpret dhe këtu zhvillohet shumica e këtyre aktiviteteve, po ashtu edhe në ambientet e Odeonit si një ambient i shkëlqyer për evente në Pogradec. Tani jemi përqendruar edhe me Drilonin, që edhe aty mund të vazhdojmë të bëjmë aktivitete të ndryshme, patjetër edhe në këto lagje që po përfundojmë investimin”, u shpreh Xhakolli për CNA.
Me një kalendar të pasur aktivitetesh dhe hapësira të reja kulturore, qyteti synon të jetë aktiv gjatë gjithë vitit, duke tërhequr vizitorë përtej sezonit veror.
“Nuk është se janë të njohur, zakonisht nuk e dinë që ka patur qytet tjetër dhe po mundohemi që qytetin e vjetër ta ruajmë, ta restaurojmë, të mos preket pra të jetë në gjendjen fillestare siç ka qenë, mos të ndërhyjmë me godina të larta. Ndërkohë që ne do t’i bëjmë një promovim të madh kësaj lagjeje. Edhe në lagjen Toplec ne po mundohemi që së bashku me Ministrinë e Kulturës edhe me familjarët ta kthejmë në shtëpi muze edhe shtëpinë e Lasgush Poradecit, edhe të Mitrush Kutelit, edhe shkollën e dytë shqipe. Këto do futen në pikat guidë që do të ketë Pogradeci për të gjithë turistët vendas por edhe të huaj”, tha krybashkiaku i Pogradecit.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe promovimi i figurave të njohura të letërsisë shqiptare mbeten një tjetër fokus i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit kulturor në qytet.
“Ne zakonisht e çelim sezonin turistik në ditën e liqenit që është data 21 qershor, por për shkak se edhe moti ka marrë për mbarë, ne do ta bëjmë çeljen në datën 6 qershor. Do inaugurojmë këtë rrugë dhe atë ditë do të sjellim finalen e eventit Miss Albania dhe misset do vijnë ta inaugurojnë këtë rrugë. Patjetër që ky është një promovim i mirë për Pogradecin por edhe për këto punë të bukura që po bëjmë”, u shpreh Xhakolli.
Me këtë çelje të parakohshme të sezonit turistik dhe evente të rëndësishme promovuese, Pogradeci synon të tërheqë edhe më shumë vizitorë dhe të forcojë imazhin e tij si një nga destinacionet më të dashura në vend.
Puna për mirëmbajtjen dhe pastrimin e Liqenit të Ohrit mbetet një ndër sfidat dhe angazhimet më të përditshme të Bashkisë së Pogradecit. Si një nga asetet më të rëndësishme natyrore dhe turistike të zonës, liqeni kërkon kujdes të vazhdueshëm, sidomos në periudhat kur kushtet atmosferike sjellin mbetje dhe alga në breg, duke e bërë pastrimin një proces të pandërprerë. Përveç rëndësisë për turizmin, ruajtja e pastërtisë së liqenit lidhet drejtpërdrejt edhe me cilësinë e jetesës së banorëve dhe imazhin që qyteti përcjell tek vizitorët.
“Liqeni, siç e shikoni, sa herë fryn një erë apo bie shi, mbushet në këtë mënyrë dhe kjo është një punë e përditshme. Para disa kohësh e patëm një problem, sepse nuk e ka më operatori privat që pastron bregun e liqenit. Kemi krijuar një brigadë prej 10 personash dhe një teknik që e bën këtë punë çdo ditë. Çdo ditë ne përshkojmë gjithë bregun, pastrojmë të gjitha mbeturinat dhe algat që nxjerr vetë liqeni. Presim edhe një makineri që e kemi fituar nga thirrjet e Bashkimit Europian, që shumë shpejt, për 2-3 muaj ndoshta vjen, e cila mbledh pisllëqet edhe në liqen por edhe në rërë dhe do na japë një dorë tjetër. Ky që po bëjmë tani është një shpenzim i madh, përveç punëtorëve që lodhen në këtë mënyrë, por edhe transporti i mbetjeve deri në landfill-in në Maliq na kushton goxha sepse janë tonelata që dalin në vit. Me një kompani kanadeze po mundohemi që atje ku kemi përpunimin e ujërave të ndotura të vendosim një makineri që i djeg këto në mënyrë të brendshme dhe i kthen në energji ose naftë. Shumë shpejt mund ta përfundojmë këtë projekt dhe në këtë mënyrë edhe liqenin do ta mbajmë më të pastër edhe koston do ta kemi më të ulët”, tha kryetari i Bashkisë Pogradec.
Pas një shëtitjeje në qytetin e Pogradecit, vendosëm që së bashku me kryetarin e bashkisë të ndaleshim në Drilon, një prej perlave turistike të zonës, ku natyra, uji dhe qetësia krijojnë një atmosferë të veçantë për çdo vizitor.
“Ne pogradecarët kemi një shprehje që këtu vdes nga rehati. Në fakt, u bë një investim i rëndësishëm nga tre institucione financiare: Fondi Shqiptaro-Amerikan, Fondi Shqiptar dhe Banka Botërore, rreth 22 milion euro. Këtu në Drilon kishte rreth 70 vite që nuk ishte ndërhyrë. Morëm një iniciativë dhe një projekt shumë ambicioz, i cili vazhdon deri në Gurras, meqenëse Gurrasi dhe Tushemishti janë në projektin e 100 fshatrave. Për t’i dhënë zhvillim edhe asaj zone, projekti u shtri edhe në Gurras dhe Tushemisht, pra i gjithë ky pellg kushtoi 22 milion euro dhe kjo është faza e parë. Kemi akoma fazë tjetër sepse duhet të gjejmë mënyrën si do t’i ndihmojmë bizneset që janë në Tushemisht, për shkak se shëtitorja është pedonale dhe nuk do të lejohen më makinat. U vijnë në ndihmë dy parkime të mëdha që janë bërë këtu, ku do të ketë edhe mjete për t’i çuar qytetarët tek hoteli apo restoranti i tyre. Gjithsesi, pas lokaleve që janë në Tushemisht, po bëhen dy-tre projekte nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në mënyrë që makinat për bizneset që kanë parkime të shkojnë në ambientet e tyre. Do të mundohemi që autobusët t’i lejojmë me orar që t’i çojnë turistët atje ku kanë nevojë. Ka patur vështirësi. Vjet patëm probleme me bizneset që operojnë për shkak të rrugës, por sivjet besoj se do të jemi gati për këtë sezon”, u shpreh Xhakolli për CNA.
“Unë tamam nuk e di se sa kushton një xhiro me këto varka, por besoj se është 2500 lekë (të reja) për 30 minuta. Besoj se ky është vendi më i bukur në Shqipëri dhe këtë nuk e them unë, por e thonë të gjithë. Këto varka janë elektrike, në pajtim me ambientin dhe mjedisin. Janë rreth 6 varka të tilla që kanë ardhur nga Fondi Amerikan; do të vijnë edhe të tjera, por kjo është faza e parë. Fondi Amerikan ka në projekt që brenda këtij viti do të konsumojë rreth 1 milion euro të tjera për ta pasuruar akoma më shumë këtë peizazh të mrekullueshëm që është Driloni”, shprehet Xhakolli.
“Tradita në Pogradec është gati e njëjtë, kanë atë lakrorin e mrekullueshëm që e bëjnë gati njëlloj si rajoni i Korçës. Peshku patjetër që është pjata më kryesore, me qepë sipas traditës, por edhe në mënyra të ndryshme. Ka edhe shumë prodhime të amvisave, të zonjave që janë në këtë zonë, sidomos në Tushemisht. Ka shumëllojshmëri gatimesh të mrekullueshme, por kryesorja është çmimi që ofrohet. Kanë mbetur po të njëjtat çmime për vite me radhë dhe kjo është një nga ato ofertat që u bëjmë ne turistëve për ta vizituar Pogradecin”, tha kryebashkiaku i Pogradecit.
Kështu, ndërthurja e natyrës, investimeve dhe traditës e kthen këtë zonë në një destinacion të plotë, ku çdo vizitor mund të gjejë një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme.
Krahas qytetit të Pogradecit dhe fshatit Drilon, që ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit dhe përbëjnë dy nga pikat më të vizituara të zonës, nuk mund të linim pa vizituar edhe fshatin e mrekullueshëm të Linit. Edhe pse ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit, Lini nuk e ka ndjerë kurrë mungesën e turistëve, përkundrazi, vit pas viti është kthyer në një destinacion të preferuar, sidomos për vizitorët e huaj që e konsiderojnë një ndalesë të detyrueshme në itinerarin e tyre. Sapo futemi në fshat, vihet re menjëherë lëvizja dhe puna që po bëhet për investimet e reja, një tjetër projekt që synon t’i japë më shumë zhvillim kësaj zone të veçantë buzë liqenit. Për më shumë detaje mbi këto ndërhyrje dhe perspektivën e zhvillimit, flet vetë kryetari i bashkisë gjatë bisedës me ne.
“Kohët e fundit këtu janë shtuar shumë bujtina. Këto investime janë të vonuara për Lini. Lini është një fshat perlë në të gjithë Shqipërinë, gjithë shqiptarët Linin e kanë në zemër. Ne kemi filluar me ujin e pijshëm që ishte problem, e kemi mbyllur atë histori. Jemi në proces për ujërat e ndotura, ndërkohë që me përfundimin e këtij projekti, besoj për Linin të paktën, sepse kjo po bëhet për të gjithë Njësinë Administrative të Udënishtit, Lini duhet të mbyllet që të kapet sezoni turistik. Pas sezonit turistik, ne kemi një projekt tjetër të rëndësishëm në bashkëpunim me Fondin shqiptaro-amerikan, me të cilët kemi bërë një marrëveshje. Besoj që shumë shpejt do të nisë projekti, meqenëse Lini është në programin e 100 fshatrave dhe do të kthehet në një fshat perlë. Lini do të jetë kështu siç është, por mendoj që ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë, nëpër godina. Unë pak a shumë e kam idenë e projektit se si do të jetë dhe me përfundimin e tij fshati Lin bëhet i mrekullueshëm”, shprehet Xhakolli.
“Me thënë të drejtën, banorët këtu më shumë merren me bujqësi, janë marrë edhe me blegtori, dje, tani më shumë me turizëm. Ne si bashki po fokusohemi këtu me investime që edhe për njerëzit të jetë fshati më atraktiv, por edhe banorët të kenë mundësi të rrisin ekonominë e tyre. Ne kaluam bashkë në fshat dhe vutë re që, pavarësisht pjesa më e madhe është me gurë, disa kanë ndërhyrë me tulla dhe me suva dhe besoj që projekti që sapo përmenda do t’i përfshijë edhe këto dhe ta kthejë në një fshat me gurë dhe me dru, siç ka qenë dikur”, tha Xhakolli.
Duke folur për turizmin në Lin, Xhakolli tha se banorët janë shumë të përkushtuar ndaj turizmit si të gjithë pogradecarët.
“Në fakt këtu ka nevojë për shumë shtretër sepse këtu vijnë vetëm të huaj. Banorët e Linit që merren me turizëm nuk është se e japin për shqiptarët, sepse janë të rezervuara të gjitha nga të huajt. Ata janë shumë të mrekulluar nga kjo pamje, edhe banorët që merren me turizëm janë shumë të përkushtuar ndaj tyre, siç janë të gjithë pogradecarët. Turistët janë shumë të kënaqur dhe po ta shihni në mesazhet që ata shkruajnë, bujtinat në Lin janë më të mirat në Republikë”, thotë Xhakolli.
Nga qendra e Pogradecit, tek brigjet e Liqenit të Ohrit, në Drilon dhe deri në Lini, ky reportazh solli një panoramë të plotë të një prej zonave më të veçanta turistike të Shqipërisë. Investimet që po realizohen, kujdesi për mjedisin, zhvillimi i infrastrukturës dhe promovimi i trashëgimisë kulturore tregojnë një drejtim të qartë zhvillimi. Në këtë rrugëtim, Ilir Xhakolli thekson se vizioni mbetet i qartë: ruajtja e identitetit, ndërthurja me zhvillimin dhe krijimi i kushteve sa më të mira për banorët dhe vizitorët.
A Pogradec that does not only change in appearance, but also in standard, becoming an increasingly sought-after destination throughout the year. And as the day closes over the lake, it remains clear that this is an area that offers not only scenery, but a complete experience, nature, culture and hospitality that make Pogradec and the surrounding areas one of the most precious pearls of Albanian tourism./CNA
The Municipality of Maliq has chosen to open the tourist s...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
On International Book Day, the youth of Pogradec have chos...
Extreme sports in Korça seem to be experiencing a new deve...
An evening filled with emotion and art was experienced at ...
After its success in Pogradec, the comedy "Two Loves and a...
A human story, filled with emotions, humor and reflection,...
The concert "Dritat dhe Hijet" (Lights and Shadows) was he...
In the holy month of Ramadan, the spirit of solidarity and...
As part of the celebrations of March 7, Teacher's Day, at ...
The inclusion of students in education remains one of the ...
In one of the most populated areas of the city of Shkodra,...
On a quiet alley, amidst the aroma of fresh butter and war...
The “Youth Guarantee” program, implemented for three years...
In one of the darkest periods for the entire world, as the...
The ever-increasing influence of foreign languages, as wel...
The Digital Art Gallery in Korça hosted the cultural activ...
Handicrafts, heritage and passion are the foundations on w...
The picturesque village of Sinica, in the Upper Devoll are...
After the pandemic, a family idea born amidst sacrifices a...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 35-year-old man was arrested and taken to the police sta...
An accident occurred this Monday in the village of Çërrava...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
A wanted person was involved in a road accident on Monday ...
Albania is facing significant challenges in human capital ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Some of Europe's meteorological agencies are predicting a ...
Today, the country will be engulfed by a heat wave, with t...
A summit between the UK and the EU, which was scheduled to...
US Secretary of State Marco Rubio will travel to the Unite...
Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeçare u gjetën të pajetë pas...
At a time when Kosovo citizens face rising prices and econ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
This Monday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...
For almost a decade, the construction sector in our countr...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.4 lek and sold...