web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

2024-05-06 13:29:00, Politikë CNA
Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë
Erion Veliaj

Kryezdromsi i Tiranës, Erion Veliaj është në grahmat e fundit të karrierës së tij politike, pasi është kokë e këmbë i implikuar në aferat më korruptive, si ajo e inceneratorit të Tiranës dhe aferës 5D.

Drejtorët e tij, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kolegët e tij të vërtetë, kanë përfunduar pas hekurave dhe po hetohen për abuzime dhe korrupsion me tenderët.

Lidhjet e tyre shkojnë deri tek inceneratorët, afera e shekullit e cila është vjedhja më e madhe që u është bërë ndonjëherë shqiptarëve.

Por, të kthehemi tek zdromsi i Tiranës.

Pasi u lag para prokurorëve, pas dushit të ftohtë që iu bë në Prokurorinë e Posaçme ku u pyet për rreth 7 orë nga prokurorë dhe hetues, të cilët ai i quajti kolegë dhe bashkëpunëtorë, Veliaj po kërkon mëshirë për të mos e futur në burg.

Zdromsi i Tiranës, në daljet e tij publike dhe deklaratat e tij në televizionin e inceneratorëve po i lutet SPAK-ut të mos e arrestojë derisa të përfundojë mandatin e tij të fundit si kryebashkiak.

Kryebashkiaku i Tiranës po i lutet SPAK-ut të mos e fundosin dhe ta lënë edhe pak kohë, pasi ndaj tij mund të rëndojë akuza për shpërdorim detyre.

Thirrjen e fundit për mëshirë e kërkon nga emisioni i gazetarit pranë Rilindjes, Sokol Ballës, ku i lutet sërish SPAK-ut që ta lërë të përfundojë mandatin e fundit, ku i lutet që ta lënë të punojë edhe për pak kohë deri në përfundim të mandatit të tij si kryebashkiak, ku me siguri do të mbahet mend për korrupsionin, drejtorët e tij hajdutë, 130 milionë eurot e vjedhura për inceneratorin e Tiranës, 60 milionë eurot e vjedhura të dherave si dhe 30 milionë eurot e dosjes 5D.

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Veliaj ka prekur fundin e tij dhe tani kërkon mëshirë nga SPAK-u. Madje së fundi kërkon të shpëtojë lëkurën e tij duke tentuar të tregojë se është një baba shembullor, pasi në rrjetet sociale, Veliaj ka vendosur si foto profili dhe djalin e tij, si dhe e ka marrë në promon e emisionit të gazetarit pranë Rilindjes.  

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Por asgjë nuk do të mund ta shpëtojë Veliajn përballë provave dhe fakteve të cilat janë e shkruar e bardha mbi të zezë në dokument që faktojnë se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj.

I gjithë korrupsioni që kanë bërë drejtorët e tij hajdutë ka dalë në dritë. Të tjerë drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë ndodhen nën hetim dhe priten arrestime të tjera.

Zdromsi i Tiranës nuk do të mund të gënjejë më, siç gënjen për kolegët e tij hetues, apo për godinën që gjoja ia dhuroi ai SPAK-ut, për pyllin orbital, apo për faktin se në SPAK shkoi me dëshirë.

Tani po luan kartën e tij të fundit, po bën rolin e viktimës duke iu lutur SPAK-ut për mëshirë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga