web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Shkollën e Magjistraturës/ Zbardhet kërkesa e deputetëve të opozitës

2024-05-03 14:16:00, Politikë CNA

Skandali në Shkollën e Magjistraturës/ Zbardhet kërkesa e

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut për skandalinqë ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës.

Nëpërmjet shkresës që është firmosur nga deputetët e opozitës kërkohet që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Ligjvënësit kërkojnë që të mërkurën, ora 10:00, të mblidhet komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut, ku të raportojnë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen e zgjerohet. CNA tregoi se si listës së fituesve në testimin e fazës së parë iu shtuan 42 emra.

CNA raportoi këtë skandal, i cili u pasua me reagimin e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. 

Ky i fundit pranoi gjithçka dhe deklaroi se fajin e kishte scantroni, pajisja që korrigjonte provimet, e cila sipas tij nuk kishte përllogaritur mirë pikët.

Më pas CNA ka mësoi se listës së personave fitues i janë shtuar edhe 10 emra të tjerë dhe në total janë 131 persona që kalojnë në fazën e dytë të testimit./CNA 

 





12:54 POLITICS

Rama hates Veliaj

Prime Minister Edi Rama has publicly disgusted the may...

Lajmet e fundit nga