
Për skandalin te Shkolla e Magjistraturës, Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se drejtori i shkollës me urdhër partiak ka futur në listë 40 emra jofitues, patronazhistë të Rilindjes.
Kaso u kërkoi ndërkombëtarëve të reagojnë.
Ai nënvizoi se Partia Demokratike po përgatit padinë penale dhe do ta çojë në SPAK këtë skandal të rëndë që dëmton infrastrukturën e shtetit, dhe hedh në erë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Deklarata e plotë:
Një provë tjetër se cila dhe çfarë është drejtësia e re po shpaloset prej një jave në shkollën e Magjistraturës. Të pakënaqur me fituesit, ish-prokurori socialist, tashmë drejtor i shkollës së Magjistraturës, me urdhër partiak ka futur në listë 40 emra jofitues, patronazhistë të Rilindjes, të nxjerrë nga mënga e pushtetit.
Me qëllimin e njohur dhe të vetëm kapjen e sistemit të drejtësisë përfundimisht edhe për katër dekadat e ardhshme. Një plan ogurzi që nuk ndryshon nga ai i Enver Hoxhës që i ktheu gjykatat në tualete të pushtetit politik.
U bë më shumë se një javë nga zbulimi i skandalit te Magjistratura dhe asnjë reagim nga struktura drejtuese e drejtësisë.
Sigurisht, nga drejtuesi i shkollës nuk pritej asnjë reflektim, pasi ai është aty si shpërblim për aktivitetin e tij ekstra jurdik dhe politik.
Pyetja është: po bordi që përbëhet nga Prokurori i Përgjithshëm, ministri i Drejtësisë, kryetari i KLP etj., pse hesht? Ende nuk është thënë asgjë, ende nuk është marrë asnjë masë, ende nuk është bërë asnjë transparencë.
Partia Demokratike u kërkon aleatëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë publikisht për të penguar kapjen e sistemit të drejtësisë, jo vetëm për sot por edhe për pjesën e mbetur të shekullit. Një drejtësi klienteliste dhe politike, si kjo që po përgatit Rilindja është një sistem që bën me turp Shqipërinë, por edhe aleatët e saj.
Një drejtësi në dorën e një force politike është një fyerje për taksapaguesit amerikanë dhe evropianë, për ekspertët e tyre, që kanë kontribuuar në Shqipëri që nga viti 1992.
Profilet e bandës me 40 patronazhistë të Ali Babës së pseudodrejtësisë, të hetuara nga mediat këto ditë dëshmojnë qartë se të gjithë personat e shtuar në listën e fituesve punojnë në institucione të administratës, ose vijnë direkt nga zyrat e patronazhimit të PS.
Juristët e administratës dhe të qeverisë së Ramës gradohen, jo për merita në jurisprudencë, por për militancë politike.
Ky është turp që taksapaguesit shqiptarë nuk duhet ta pranojnë. Në dyert e gjykatave trokitet për ligjin, jo me teserën e Partisë Socialiste në xhep. Nëse nuk parandalohet ky projekt vrastar, ky do të jetë realiteti nesër.
Partia Demokratike po përgatit padinë penale dhe do ta çojë në SPAK këtë skandal të rëndë që dëmton infrastrukturën e shtetit, dhe hedh në erë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Ne kërkojmë gjithashtu verifikimin e procedurave të mëparshme të pranimit në këtë shkollë që kur Arben Rakipi është vënë në krye të Magjistraturës.
Prokurorit Rakipi dhe shërbëtorëve të tjerë të pushtetit u bëjmë me dije se, herët a vonë do të përgjigjen para ligjit për vrasjen publike që po i bëjnë një pushteti të pavarur në themel të një republike shqiptare të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian nesër./CNA
I habitur, i përgjumur u shfaq këtë të premte në një k...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh në prononci...
Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun ...
On Friday, the head of the socialist Edi Rama will gat...
The head of the parliamentary group Gazment Bardhi has tol...
EU experts reject some of the proposals of the working...
This Thursday's plenary session started with debates, afte...
In a statement to the media from the Freedom Party, Il...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët për paraqit...
The member of the National Council in DP, Akil Kraja, ...
Prime Minister Edi Rama has publicly disgusted the may...
The mayor of Zdrom, Erion Veliaj, is wet again. After...
Prime Minister Edi Rama is present today at the ceremony t...
DP MP, Ina Zhupa, accused the government during the in...
The EU ambassador in Tirana, Silvio Gonzato, said that...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh ...
The mayor of Tirana, Zdromsi Erion Veliaj, a few days ...
Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Brendshëm Taulan...
The head of the DP Parliamentary Group, Gazment Bardhi, di...
The head of the Parliamentary Group of the Democratic ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...