web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manja në një linjë me Dumanin: Jam në krahun e prokurorëve. Kushtetuta, vullnet më të gjerë se mazhoranca

2024-05-03 10:45:00, Politikë CNA
Manja në një linjë me Dumanin: Jam në krahun e
Ulsi Manja

Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat  ku u pyet edhe për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

Manja theksoi se prokurorëve të SPAK-ut duhet t'u garantohet profesioni në prokurori apeli. Ai theksoi që si ministër sigurisht që është në krahun e tyre. 


"Sa herë rikthehem këtu pas 13 vjetësh. Kjo është shtëpia ime. Ky është profesioni. Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegesh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit. Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9-vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli. Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca", u shpreh Manja./CNA 





12:54 POLITICS

Rama hates Veliaj

Prime Minister Edi Rama has publicly disgusted the may...

Lajmet e fundit nga