web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për lirimin e zyrtarëve të korruptuar/ Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten

2024-05-03 11:10:00, Politikë CNA
Akuzat për lirimin e zyrtarëve të korruptuar/ Manja:
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh në prononcim për mediat u shpreh se për Amnistinë Penale të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike.

Manja tha se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Rheksojmë këtu se Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar./CNA 

 





12:54 POLITICS

Rama hates Veliaj

Prime Minister Edi Rama has publicly disgusted the may...

Lajmet e fundit nga