web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrimi për financim me para ruse/ Kryemadhi: Është paguar nga Mirel Mërtiri

2023-03-16 22:27:00, Politikë CNA

Shkrimi për financim me para ruse/ Kryemadhi: Është paguar nga

?Eureporter? publikoi dje një lajm, të cilin më pas e fshiu, ku akuzonte e disa dokumente deputeten Monika Kryemadhi se kishte marrë pagesa nga kompani offshore të biznesmenëve rusë të naftës, mbështetës të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin.

Për këtë lajm është pyetur mbrëmjen e sotme Kryemadhi, e cila ka mohuar që pagesat të jenë të vërteta.

Ajo deklaroi në emisionin ?Opinion? se artikulli vjen si rezultat i shkrimit të kryeministrit Edi Rama në ?Financial Times?.

Deputetja pretendon se ky shkrim është paguar nga Mirel Mërtiri, i cilësuar si ?truri? i aferës së inceneratorëve dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

?Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro.

Artikulli vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në ?Financial Times?. Mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë zoti Mirel Mërtiri.

Kam informacion. E dyta, unë do t?i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash. Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.

Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka prishur terezinë Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Në ditë paguajnë 100 mijë euro për inceneratorin e Tiranës nga buxheti i shtetit?, theksoi ajo./ CNA





Lajmet e fundit nga