web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama ta gëzojë Avokatin, ne të kërkojmë falje”/ Zbardhen diskutimet në Kryesinë e PD-së

2025-12-13 22:03:00, Politikë CNA

“Rama ta gëzojë Avokatin, ne të kërkojmë

Këtë të shtunë është zhvilluar mbledhja e radhës e Kryesisë së Partisë Demokratike, një pjesë e së cilës u mbajt me dyer të mbyllura.

Mbledhja u shoqërua me debate të shumta mes demokratëve, që u ndalën gjatë te çështja e Avokatit të Popullit.

Mësohet se kryedemorkati Sali Berisha ka kërkuar që të shprehet falje publike për tërheqjen e firmave nga disa deputetë, duke theksuar se i vetmi njeri që përfiton nga kjo zgjedhje është kryeministri Edi Rama.

Diskutimet në Kryesinë e PD-së:

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, se ka 98% të pushtetit, nuk bën diferencë se shkon 99%. Por të sqarojmë qytetarët, po ata deputetë që firmosën për Shabanin, po me firmën e tyre, tërhoqën me firmë, me nënshkrim firmat e dhëna për Shabanin dhe e bënë ketë brenda afateve ligjore.

Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë./CNA

 





Lajmet e fundit nga