
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëjnë sikur nuk kanë dëgjuar gjë dhe sikur nuk ka ndodhur gjë.
E kemi fjalën për deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt në intervistën me Çim Pekën, ku theksoi se kryeministri dhe kryebashkiaku janë ideatorët e inceneratorit të Tiranës.
Ahmetaj theksoi se kryebashkiaku Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Po kështu, Ahmetaj dha edhe një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se nuk do të lejojë që të bëhet “kokë turku” për të.
Për të gjitha këto akuza, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Rama dhe Veliaj apo ndonjë socialist tjetër, edhe pse vijnë nga një person që ka mbajtur postin e zv-kryeministrit, ministrit të Financave dhe ka qenë i besuari i kreut të qeverisë.
Të gjithë në heshtje dhe bëjnë sikur punojnë.
Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar disa foto nga shkolla “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, ku thekson se është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë. Asnjë fjalë për akuzat e drejtpërdrejta të ish-bashkëpunëtorit të tij.
"Pritet të përfundojë së shpejti, për të garantuar kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e shkollave në të gjithë vendin", shprehet Rama.

Ndërsa, Veliaj ka publikuar në Facebook vizitën në Tiranë të nënkryetares së Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian.

Pra, asnjë reagim për akuzat e forta, asnjë kundërpërgjigje, asnjë polemikë për aferën me incneratorin e Tiranës, i cili u ka kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro.
Rama dhe Veliaj u detyrohen shqiptarëve që të reagojnë për akuzat e Ahmetajt, pasi bëhet fjalë për para të vjedhura nga xhepat e qytetarëve.
Ndërkohë rrjeti "zihen" nga komentet, e shqiptarët presin reagime nga qeveria.
Pyetjet që na lindin janë: Deri kur Rama dhe Veliaj do të qëndrojnë në heshtje? A do të ketë një lëvizje tjetër nga SPAK me hetimet për inceneratorët?/CNA
Journalist Arjan Çani ironically told MP Flamur Noka that ...
The deputy of the Democratic Party, Flamur Noka, has w...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj has given a...
Strong accusations have been directed at "Top Channel"...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj accused the may...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj made a stro...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj denounced t...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj gave a stro...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj has confess...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj, in his fir...
The last meeting of the Capital City Council was close...
Former Prime Minister Sali Berisha reacted to today's ...
The lawyer of the former prime minister Sali Berisha, Genc...
The Secretary for Legal Affairs in DP, Ivi Kaso, accus...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has accu...
The Chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, at the m...
The legal representative of the DP, Ivi Kaso, in a stateme...
The man who was called the "father" of the Justice Ref...
During the meeting with the representatives of the banking...
The head of LZHK, Dashamir Shehi, said in the Now show...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...