
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi dje 8 orë në SPAK, 1 orë në pritje te holli i godinës dhe 7 orë të tjera dha llogari para prokurorëve për aferat në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë qëndrimit në SPAK atij i ra tensioni, pati momente që dridhej dhe zverdhej nga sikleti, pasi u përball me fakte dhe prova për aferën me inceneratorin e Tiranës, si dhe dosjen "5D", ku janë arrestuar një sërë drejtorësh të Bashkisë Tiranë, pra bashkëpunëtorët e Veliajt.
Pasi doli nga SPAK-u, Veliaj u përpoq të përcillte mesazhin sikur nuk kishte ndodhur gjë dhe se gjithçka kishte shkuar mirë. Ai nuk ngurroi të mashtronte para mediave dhe të gjithë shqiptarëve, duke vërtetuar edhe njëherë se ai është një mashtrues dhe manipulator i çdo lloj situate.
Gjithsesi, të gjithë e dimë se lali Eri gënjen dhe më poshtë do të rendisim disa prej "perlave" të tij.
Mashtrimi i parë
Veliaj ka dalë publikisht edhe ka thënë që nuk është thirrur nga SPAK-u dhe nuk ka ngurruar t'i quajë kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së.
Por në fakt, SPAK-u i ka dërguar Veliajt 3 fletëthirrje. CNA raportoi një ditë më parë se një nga fletëthirrjet e SPAK-ut, Erion Veliajt i ka shkuar më 23 prill me qëllim për t'u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Veliaj u paraqit në SPAK vetëm një ditë më parë, më 30 prill.

Mashtrimi i dytë
Kryebashkiaku tha në një nga studiot e një televizioni të paguar me paratë e inceneratorëve, se godinën ku ndodhet aktualisht SPAK-u, ia ka dhënë ai kësaj strukture, pra Bashkia e Tiranës.
"Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un, jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë", tha Veliaj.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo godinë është dhënë nga Ministria e Drejtësisë dhe jo nga Bashkia e Tiranës.
Manipulimi i dështuar
Pas daljes nga SPAK-u, Veliaj u soll si një person i llahtarisur nga provat dhe pyetjet e prokurorëve të SPAK-ut. Ai u shfaq para kamerave i sfilitur, i lodhur, edhe pse tha se kishte bashkëpunuar me "kolegët e tij", pra prokurorët e SPAK-ut. CNA raportoi dje se Veliaj kërkoi edhe kafe gjatë qëndrimit në SPAK, pasi i ra tensioni gjatë përballjes me prova dhe fakte.
Lali Eri kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet që kanë pushtuar institucionin që ai drejton dhe nuk ngurron të sulmojë gazetarët dhe analistët. Sipas tij, këta të fundit e sulmojnë pa asnjë të drejtë./CNA
Erion Veliaj had released the pigeons yesterday, as th...
Të martën, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që...
Yesterday, the mayor Erion Veliaj stayed for about 8 h...
Analyst Baton Haxhiu has made a reaction to the accusa...
MP Saimir Korreshi commented on the call to Mayor Veli...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për m...
For more than 4 hours, the mayor of Tirana, Erion Veli...
The members of the SP did not appear again today at th...
Të shtunën e 27 prillit, Ilir Meta mbajti Konvetën e P...
Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendimin që të mos...
Erion Veliaj, with a post of his on social networks, h...
Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK dhe si gjithmonë bëri n...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur 1 ...
The head of the Municipality of Tirana, Erion Veliaj, ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, will appear this Tu...
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka mbyllur gojën deputet...
The head of the DP parliamentary group, Gazment Bardhi...
Today in front of the Assembly, Luli Basha has bluffed...
Today there were debates in the "Babale" Commission. ...
Bledi Çuçi gathered the Parliamentary Group of the Soc...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...