web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dje në SPAK, çfarë pritet të ndodhë me Veliajn?

2024-05-01 08:23:00, Politikë CNA
Dje në SPAK, çfarë pritet të ndodhë me Veliajn?
Erion Veliaj

Të martën, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj qëndroi 8 orë në SPAK, 1 orë në pritje tek holli i Strukturës së Posaçme dhe për 7 orë dha llogari para hetuesve dhe prokurorëve. 

Në SPAK u pyet për inceneratorin e Tiranës, aferën miliona euroshe si dhe për dosjen "5D", ku janë arrestuar një sërë drejtorësh të tij. 

Po ashtu një tjetër aferë brenda aferës është ajo e dherave, që u ka kushtuar taksapaguesve të varfër shqiptarë 60 milionë euro. Ai u paraqit në SPAK, pas 3 fletëthirrjeve dhe kur doli u shpreh: "E shijova, u përgjigja pyetjeve të kolegëve të mi".

Një ditë më parë, gjatë marrjes në pyetje Veliajt i ra disa herë tensioni si dhe u zverdh dhe argumentet i ka pasur të pakta përpara hetuesve.

Pas marrjes në pyetje, Veliaj pritet të merret nën akuzë pas shumë fakteve dhe provave. Pritet që ndaj Veliajt SPAK të ngrejë akuzën e "shpërdorimit të detyrës".

Nuk dihet ende nëse Veliajt do të thirret sërish në SPAK. /CNA 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga