web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën

2024-04-30 12:23:00, Politikë CNA
Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të
Lulzim Basha

Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendimin që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.

Raportohet se gjyqtari Gentjan Marku vendosi kështu të mos legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi më 27 korrik të vitit të kaluar.

Gazment Bardhi mblodhi "online" në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD-së, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit. Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë.

Në një nga seancat në Gjykatën e Tiranës për çështjen e statutit të PD-së, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD-në e "Vulës", Rezart Kthupi dhe ai për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë, deklaruan se “kemi dyshime se Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur "online", nuk është mbledhur kurrë”.

“Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që të mos jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve“, pretenduan përfaqësuesit ligjorë të Bashës./CNA 





Lajmet e fundit nga