web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi: Veliaj në SPAK, a duhet të arrestohet?

2024-04-28 14:15:00, Politikë CNA
Sondazhi: Veliaj në SPAK, a duhet të arrestohet?
Erion Veliaj

CNA ka hapur një sondazh ku i pyet qytetarët se a duhet të arrestohet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kjo pyetje vjen pasi një sërë skandalesh kanë shpërthyer në Bashkinë e Tiranës, si afera "5D" apo ajo e inceneratorëve. 

Pyetja e drejtuar është: “Veliaj në SPAK, a duhet të arrestohet?"

CNA pyet qytetarët nëse janë dakord ose jo, duke i dhënë tri opsione për të shprehur mendimin: “Po”, “Jo”, “Nuk e di”.

Poll

CNA ka raportuar pak javë më parë se në SPAK është thirrur edhe kryebashkiaku, i cili po përpiqet që të shmangë paraqitjen, por e ka të pamundur. Javën që vjen ai pritet të paraqitet para prokurorëve të SPAK, ku besohet se do të pyetet për një sërë çështjes. 

CNA ka denoncuar me fakte dhe dokumente se Veliaj është kreu i organizate kriminale që ka vjedhur miliona euro nga xhepat e shqiptarëve të varfër. 

Disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si drejtorë të Bashkisë së Tiranës i ka pas hekura dhe tani është radha e tij për të dhënë llogari para SPAK-ut. 

Veliaj përpiqet ta shesë gjithë situatën sikur po bashkëpunon me SPAK-un, por në fakt ai ka hallet e veta me këtë strukturë të posaçme.

Përdor manovra nga më të ndryshmet për hequr vëmendjen nga skandalet e tij, madje edhe me sulme ndaj Ramës, por këtë herë gjërat nuk i ka aq të thjeshta./CNA 





Lajmet e fundit nga