
Erion Veliaj dje i kishte lëshuar pëllumbat, siç thotë populli, ishte i shfazuar me akuza ndaj gazetarëve dhe analistëve, ndaj banakëve televizivë të Rilindjes, kryesisht në mediat e Rilindjes, por edhe duke shfrytëzuar hapësirat e atyre ekraneve apo karagjozëve mediatikë që janë paguar me paratë e inceneratorëve, për korrupsionin e të cilit dhe për dijeninë e të cilit Erion Veliaj dje ka qenë rreth 8 orë në SPAK.
Lali Eri ka nevojë të mbledhë pëllumbat, jo sepse sulmoi gazetarët.
Ne disa ditë më parë i shkruam edhe një lajm tjetër: “Erion Veliaj, ke të drejtë të mos flasësh”, pikërisht për faktin e hajdutërisë me “5D”-në, me drejtorët, me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë që do t’i shesë se kanë bërë një mijë punë të mira dhe një hajdutëri.
Në fakt, kanë bërë një mijë hajdutëri me punët e mira të tyre se pa punuar nuk vidhnin.
Nga ana tjetër, dje Erion Veliaj është pyetur nga prokurorët e SPAK-ut dhe oficerët e BKH-së në lidhje me çështjen e inceneratorëve, dosje për të cilën hetimi ka ecur ngadalë, por sigurt dhe në fund Erion Veliaj më në fund e kuptoi se ai ishte person që do të merrej nën akuzë.
Pasi ka dëgjuar pyetjet dhe u është përgjigjur atyre, Erion Veliaj tashmë është i vetëdijshëm se do të jetë një person i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Tiranës, pa folur për pasojat penale që mund të ketë me dosjen “5D”.

Lali Erit i kërkojmë të mbledhë pëllumbat se sa herë flet, budallallëqe thotë, dhe situatën e tij rëndon. Ne nuk i urojmë kujt burgun, por nëse ke shkelur ligjin, ke bërë korrupsion, nuk ke zbatuar detyrat, atëherë do të mbash përgjegjësinë penale përpara togës së gjyqtarëve dhe ndoshta atje mund ta presësh më me krenari vendimin, ashtu siç i ndodhi dje disa herë me lagien në prani të prokurorëve të SPAK-ut.
Lali Eri duhet të mbledhë pëllumbat, sepse fajin nuk ia kanë gazetarët, fajin ia ka përgjegjësia e tij ligjore, fajin ia kanë budallallëqet e tij, fajin ia ka ajo e shtuna e disa ditëve më parë, kur doli dhe foli duke fyer dhe tallur prokurorët e SPAK-ut dhe duke u thënë kolegë, kur në fakt koleg është një njeri që ndan detyrën apo bashkëpunon.
Quajti kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së që po e hetojnë atë për korrupsion dhe nga ana tjetër tha se nuk ishte thirrur ai në SPAK, por do të shkonte vetë.
Dje në SPAK i treguan se kur flet budallallëqe, shkon në SPAK kur do ti, të lënë një orë te dera të presësh, të marrin dhe 7 orë në pyetje dhe s’të pyesin fare, nuk duan t’ia dinë fare kush je ti, je thjesht një person në dijeni që tashmë do të merresh nën akuzë.

Erion Veliaj duhet të mbledhë pëllumbat. Ditë pas dite po dalin dosje edhe për Ajola Xoxën, bashkëshorten e tij, e cila nëpërmjet OJF-ve të fundit ka qenë bashkëpunëtore e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, e cila nuk ekziston.
Edhe ata prokurorë që Erion Veliaj mendonte se do ta ndihmonin tashmë e kanë lëshuar, ndaj e mira është që të përgatitet shpirtërisht, ta marrë qetë e shtruar. Këto kohë dihet që do të prodhojë shumë “fake news” që të heqë vëmendjen nga afera e inceneratorëve, nga afera “5D” dhe përgjegjësia që ka ai sepse më shumë se për të vërtetën ai lufton për propagandën, po kjo ka pak rëndësi.
Lali Eri duhet të mbledhë pëllumbat, kjo do t’i bëjë mirë atij dhe duhet ta vlerësojë këshillën tonë që të mos flasë kodra pas bregut, të mbajë qetësinë, durimin dhe të zbatojë ligjin, atë ligj që nuk e ka zbatuar, atë ligj që e ka shkelur, atë shpërdorim detyre që ka kryer me inceneratorin e Tiranës, të shkojë të japë dhe llogari para drejtësisë dhe do të bënte mirë pastaj të tregohej burrë, të ishte edhe më dinjitoz se kështu siç po katandis, mirë është i neveritshëm, por po bëhet edhe më i pështirë./ CNA
Të martën, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, q...
Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj qëndroi rr...
Analisti Baton Haxhiu ka bërë një reagim për akuzat e ...
Deputeti Saimir Korreshi, ka komentuar thirrjen kryeba...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për m...
Prej më shumë se 4 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Eri...
Anëtarët e PS-së nuk u paraqitën sot sërish në Komisio...
Të shtunën e 27 prillit, Ilir Meta mbajti Konvetën e P...
Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendimin që të mos...
Erion Veliaj me një postim të tij në rrjetet sociale k...
Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK dhe si gjithmonë bëri n...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur 1 ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ndahet...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet...
Në seancën e sotme parlamentare ka patur debate dhe replik...
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka mbyllur gojën deputet...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gja...
Sot para Kuvendit, Luli Basha ka dalë blof pasi është ...
Ditën e sotme ka pasur debate në Komisionin “Babale”. ...
Bledi Çuçi mblodhi paraditen e kësaj të hëne Grupin Pa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...