web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja PD-PS për zgjedhoren/ Deputetët e PS-së: Jemi kundër, por do bindemi

2024-07-25 13:55:00, Politikë CNA
Marrëveshja PD-PS për zgjedhoren/ Deputetët e PS-së: Jemi
Erion Braçe

Pas marrëveshjes së arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor disa deputetë të Kuvendit kanë kërkuar që përballja në betejën e ardhshme elektorale të jetë me lista të hapura dhe jo me lista të mbyllura.

Kundër shprehen edhe socialistët, por shtojnë se do e votojnë marrëveshjen për shkak të vullnetit politik.

“Për mua do ishte se unë isha i shqetësuar, se personalisht do të ishte më mirë sistem mazhoritar dhe të ballafaqohej secili individ me individin që ka përballë. Megjithatë është vendosur me vendim unanim që do të jetë ky sistem i mbështetur në Kushtetutë. Personalisht do të ishte shumë më interesante që gara të zhvillohej drejtpërdrejt por vendimi është i tillë”, u shpreh Xhemail Qefalia.

Të njëtin qëndrim mbajti edhe Jurgis Çyrbja, i cili tha se: “Ju e dëgjuat dje në Komision, nuk jam për pjesën e listave të mbyllura dhe jam për listat e hapura dhe ishte një sfidë në komision për të gjithë ato persona që kanë qenë te tryeza e Reformës Zgjedhore dhe do propozoj dhe sot që këta që kanë qenë në Komision të jenë tek pjesa e listave të hapura atëherë jam shumë dakord me këtë sistem”.

Po ashtu, edhe Erion Braçe pranoi kompromisin e tij.

“Është çështje vullneti politik dhe normalisht nëse je brenda një partie do bindesh. Nëse do më pyesësh mua personalisht jam për mazhoritar të pastër. Nga mozhoritari jam bërë. Të gjithë këta me mbiemra e çuditshëm nga Braçe tek Llapa duhet të mësohen që të kandidojnë drejtpërdrejt me njerëzit. Po se mësuan që të vegjël këtë”, deklaroi ai.

Kundër ka dalë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili ka shtuar se nëse hapen të plota listat do të dilnin deputetë të pavarur.

“Kjo nuk ka bëjë me listat e fiksuara apo jo, por ka të bëjë me listat e shqiptarëve, kush është tek të fiksuarit e kryetarëve unë e thashë dje. Mirë është që deputetët të mos lëpinë atë që s’thuhet atë të kryetarëve. Ky është nderi që do duhet t’i bëjmë shqiptarëve në fakt. Sot do t’i shihni lëpirjet ose siç e tha dhe Flutura kjo është rënia e maskave”, theksoi Alibeaj.

Një ditë më parë grupi i dialogut dhe Komisioni i Ligjeve miratuan marrëveshjen për ligjin e ri zgjedhor. Listat sërish nuk u hapën plotësisht./ CNA





Lajmet e fundit nga