web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lirimi i ish deputetit nga qelia/ Boçi: Ka ndërhyrje politike, Bllako mori shpërblimin

2022-10-06 20:03:00, Politikë CNA
Lirimi i ish deputetit nga qelia/ Boçi: Ka ndërhyrje politike,
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar lirimi nga qelia të sih deputeti të PS, Alqi Bllako.

I ftuar në emisionin Frontline, Boçi u shpreh se mënyra e vendosjes dhe impostimi i drejtësisë cedon pasi sipas tij ka ndërhyrje dhe kontroll total politik.

Nënkryetari thekson se përderisa Bllako nuk ka folur e ka marrë edhe shpërblimin e tij.

 “Ka qenë një lajm i papritur sepse gjatë kësaj kohe situata ka vluar dhe janë paraqitur më shumë fakte korruptive sa i përket aferës së inceneratorëve, si nga PD po ashtu edhe nga denoncime të bëra nga Partia e Lirisë.  Kemi thënë që dy autorët janë Rama vetë dhe sekretari i tij.Kënaqësia jonë nuk është që Bllako është të rrijë në burg, këta janë leva që janë përdorur , autorë janë të tjerë. Derisa nuk ka folur Bllako ka marrë edhe shpërblimin e  tij. Aferat janë aty, asnjë incenerator nuk punon. Mënyra e vendosjes dhe impostimi i drejtësisë cedon sepse ka ndërhyrje dhe kontroll total politik”, u shpreh Boçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga