web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lobimi rus zbret në Kuvend/

2022-10-06 15:00:00, Politikë CNA

Lobimi rus zbret në Kuvend/

Skandali me lobimin rus është rikthyer sot në Kuvend. Deputetët e partisë socialiste e kanë rikthyer në vëmendje këtë çështje teksa po shkëmbenin akuza me deputetët opozitar, por personi që ka një dosje në prokurori për këtë nuk është prezent.

“Ne do të vijojmë me aleatët ju vijoni me renegatët. Për sistemin e energjisë mund të të përmend edhe 50 për qind humbje në sistem në kohën tuaj. Si vini këtu e flisni për rrënim të sistemin energjitik. S’e di ku e gjeni këtë guxim. Ju se keni problem të përdorni qysqi e armë kundër partisë tuaj. Ju e mbronit Lul Bashën, i pastër si kristali. Ky me para ruse? PD  që ka sjellë këtu lirinë e demokracinë? Ku e keni sot Lulin? Sot keni ngritur audit sa për të qeshur, për të gjetur rublat në xhepat e Lulit. Kjo është qesharake. Kjo nuk ju shkon juve që pretendoni se jeni një burrë shteti. As në makthin më të madh nuk qeverisni dot shqiptarët.”- u shpreh Spiropali.

Sakaq Pandeli Majko e ktheu vëmendjen nga patronazhistët e PS, tek patronazhistët e San Petërburgut siç i quajti ai.

 "Patronageists of St. Petersburg are the real problem that we have to discuss today. We are under a terrorist act from Iran, but the biggest problem we have is with our own within our ranks. PD received money from St. Petersburg. What happened to the DP, which was the student party, received Russian money. You will never find this money at PS. I understand that you are reflecting. As NATO member countries, we cannot go through this with an audit commission in the DP. This is deeper. It has affected your moral and legal status," said Majko. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga