web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve ‘i delegon’ vajzës aferën e inceneratorëve

2022-10-05 22:32:00, Politikë CNA
Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve ‘i delegon’
Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Kryemadhi

Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Kryemadhi, ka bërë një parlajmërim mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi tha në “Ora News” se nuk do t’i ndahet inceneratorëve, për të cilën pretendon se ka akoma prova.

Ajo deklaroi se nëse nuk do të mund ta vazhdojë vetë përballje publike për aferën e inceneratorëve, do t’ja delegojë atë vajzës së vogël.

“Unë nuk u ndahem inceneratorëve. Kam akoma prova të tjera për të publikuar, po pres SPAK-un. 30 vite këtu jam unë. Po e lashë unë, do të vijë vajza ime e vogël se ajo më ngjan mua”, theksoi deputetja./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga