web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama flet nga Praga për krizën energjetike/ Jemi në epokë rreziku, Shqipëria ka peshë tjetër

2022-10-06 17:27:00, Politikë CNA
Rama flet nga Praga për krizën energjetike/ Jemi në epokë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit përurues të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, ku morën pjesë më shumë se 40 liderë nga e gjithë Evropa.

Rama tregoi se në takim u diskutua për krizën energjetike, inflacionin e shkaktuar nga lufta e Rusisë së Vladimir Putinit dhe forcën e rublave.

Ai bëri të ditur se në tryezën e rrumbullakët ku ishte pjesë, fokusi u përqendrua tek kriza energjetike.

Kryeministri deklaroi se tashmë jemi në një epokë të re rreziku, gjë që sipas tij ka bërë që shtetet të afrohen sa më shumë për shkak të inflacionit të luftës.

Rama pretendon se në këtë betejë, Shqipëria ka një peshë tjetër dhe një zë tjetër.

“Në një format me më shumë se 20 vende ne jemi ndarë në tryeza ta rrumbullakëta dhe jemi fokusuar  në propozimet tona. Që nga kriza energjetike tek inflacioni i Putinit dhe patjetër tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona. Ky është një proces, frika ka qenë një forca shumë vendimtare në gjithë historinë e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet politik evropian, ashtu siç ka qenë një forcë penguese dhe për vetë BE. Në një situatë si kjo, Evropa është në një pikë ku për ta krijuar të ardhmen duhet ta parashikojë.

Me kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit është pranuar që të thirren ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për të trajtuar çështjen e krizës energjitike si një problem evropian. Fokusi kryesor në tryezën e rrumbullakët ku unë isha pjesë, ishte pikërisht kriza energjitike.

Komuniteti evropian është një komunitete vendesh që bashkohen për çështje që janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Nuk ndahen dot në pjesë kriza e klimës, kriza energjitike, demokratike. Jemi në një epokë të re rreziku, kemi dalë nga epoka e sigurt. Kjo epokë e rrezikut i ka mbledhur të gjithë dhe i ka nxitur të afrohen sa më shumë për shkak të inflacionit të luftës. Shqipëria ka një peshë tjetër dhe një zë tjetër”, theksoi kreu i qeverisë./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga