web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi miraton nënkomisionin për kontrollin e KLSH-së

2024-07-25 13:57:00, Politikë CNA

Kuvendi miraton nënkomisionin për kontrollin e KLSH-së

Në Kuvend u miratua me 90 vota pro ngritja e Nënkomisionit për Auditimin Publik, i cili do kontrollojë punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pikërisht për këtë institucion pati replika mes palëve politike gjatë seancës.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi theksoi se mazhoranca kërkon të intimidojë KLSH në kryerjen e detyrës. Bardhi vijoi të kërkonte me ngulm që në Kuvend të raportojë kreu i KLSH-së.

Kreu i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë Eduard Shalsi iu përgjigj duke thënë se duheshin sqaruar motivet për kërkesën e KLSH për shkarkimin e Drejtoreshës së Përgjithshme e Buxhetit, në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi, ndërsa kërkoi që kjo e fundit të ballafaqohet me KLSH-në te Komisioni i Ekonomisë.

Deputetët e PD-së vijuan më tej duke akuzuar socialistët që me këto veprime arbitrare po synojnë të kontrollojnë KLSH-në pasi po u nxjerr në pah aferat. Pjesë e këtij nënkomisioni ishte caktuar dhe Edmond Spaho, i cili njoftoi dorëheqjen në seancë.

PD kërkoi raportim të kreut të KLSH-së, ndërsa Shalsi tha se KLSH-në se nuk ka dhënë përgjigjie për shumë çështje dhe për këtë arsye pretendoi se janë ende në diskutim të draft-rezolutës./CNA 





Lajmet e fundit nga