web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Efektivi kërcënoi qytetarët/ Noka: Polici i narkoshtetit është pasqyrë e drejtuesit të vet

2026-02-10 13:03:00, Politikë CNA

Efektivi kërcënoi qytetarët/ Noka: Polici i narkoshtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me konfliktin e djeshëm ku u përfshi një efektiv policie.

Noka shkruan se arma e shtetit përdoret për të zgjidhur konfliktet personale dhe kjo është një pasqyrë e drejtuesit të Policisë së Shteti.

 

Më tej, Noka shkruan se janë rritur ndjeshëm rastet kur policia sillet si truprojë për interesat e krimit të organizuar.

 

Statusi i Nokës

 

Arma e shtetit përdoret privatisht për të zgjidhur sherret banale për vende parkimi. Polici i Narkoshtetit është pasqyrë e drejtuesit të vet.

Modeli i arrogancës vjen nga pushteti lart.

Me kalimin e viteve janë shtuar ndjeshëm rastet kur #policia e shkel me të dyja këmbët, duke u sjell si truprojë për interesat e krimit të organizuar. Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucioni i policisë që kur kanë parë sjelljet joetike dhe abuzive të efektivëve, që kur panë sesi policia ruante parcelat me hashash dhe ishte në rreshtin e parë të shkeljes së ligjit.

Qytetarët do të përgjigjen me #protestë

Sot, ora 17:00





Lajmet e fundit nga