web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çdo tango me Kujtim Gjuzin do krijonte lëkundje”/ Rama: Brenda 2027 mbyllen negociatat me BE

2025-03-06 17:46:00, Politikë CNA

“Çdo tango me Kujtim Gjuzin do krijonte lëkundje”/ Rama:

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Tiranë ka folur dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Rama tha se është hartuar një kalendar, për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027.  

Po ashtu kryeministri u shpreh se duhet stabilitet i plotë në marrëdhënien me BE.

Ne na është hapur rruga kohët e fundit në mënyrë të jashtëzakonshme për mënyrën se si funksionon BE-ja. Është bërë një kalendar ambicioz, për të mbyllur negociatat brenda 2027. Në mometin që mbyllim negociatat ne kemi kryer punë. Pastaj nuk është më një çështje që mund të ktheht në instrument për organizimin e lloj-lloj axhendash. Me çfarë po ndodh në BE është dhe për eksistencën dhe sigurinë. Na duhet stabilitet i plotë në këtë marrëdhënie”, tha Rama.  

Në fjalën e tij kryeministri ka ironizuar dhe koalicionin opozitar duke u shprehur se një tango me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme.

E më tej e quajti Gjuzin lulen më të bukur të “buqetës” opozitare.

Çdo lloj tangoje me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshame. Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë. Na duhet BE sa më parë për të marrë një fuqi të re financiare, për vec të gjitha të mirave të tjera që ka antëarësimi, sa të hyjmë futemi në kategorinë e shteteve përfituese dhe kontribuese”, u shpreh kryeministri./ CNA





Lajmet e fundit nga