web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braçe nxehet keq/

2023-10-19 10:34:00, Politikë CNA
Braçe nxehet keq/
Erion Braçe, deputet socialist

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për gazetarët pasi opozita ka bllokuar Kuvendin.

Në përplasje me gazetarët, në lidhje me rrëzimin e kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi, Braçe ka deklaruar me tone të larta se koncesioni i sterilizimit po hetohet nga SPAK dhe nuk i intereson askujt hetimi i ish kryeministrit Berisha.

Braçe është shprehur se sa kohë ka një prokurori speciale, ajo që po ndodh brenda sallës së kuvendit është një prokurori politike që nuk i intereson askujt.

Nëse doni drejtësi politike, e keni patur deri në 1990. Keni një drejtësi që po e duartrokasin.

Sa kemi një porokurori speciale nuk na duhet një prokurori politike, sa kohë që koncesionin po e heton SPAK kujt po i intereson se po heton Berisha.

Hetimi i qartë i SPAK, është tjetri në burg që të jemi të qartë”, është shprehur Braçe./ CNA





Lajmet e fundit nga