web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha i kundërpërgjigjet Arben Krajës: Je mashtrues, ke qenë kandidat i PS-së

2023-12-19 12:33:00, Politikë CNA
Berisha i kundërpërgjigjet Arben Krajës: Je mashtrues, ke
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar deklaratat e djeshme të prokurorit Arben Kraja në Këshillin e Mandateve. 

Kraja u shpreh se asnjëherë nuk ka qenë i lidhur me politikën, apo të ketë kontribuuar në të. Për këtë koment, Berisha e ka quajtur Krajën një mashtrues, pasi ka qenë kandidat për deputeti i PS-së. 

"Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë. Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë. Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Të mos thotë, kaq!", u shpreh Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga